Sport15 Gusht 2022, 21:31

Dopieta e Moratës dhe Grizman vendosin ndeshjen, Atletiko e Madridit tregon forcën ndaj Getafes

Shkruar nga Pamfleti
Dopieta e Moratës dhe Grizman vendosin ndeshjen, Atletiko e Madridit tregon

Dopieta e Moratës dhe Grizman vendosin ndeshjen, Atletiko e Madridit tregon forcën ndaj Getafes

I rikthyer tek Atletiko e Madridit gjatë kësaj vere, Alvaro Morata i ka dhënë një dorë ekipit të El Çolo Simeones për të marrë triumfin në ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Getafes 0-3.

Sulmuesi spanjoll “tundi rrjetën” në minutën e 15, pas asistit të Zhao Feliks. Morata gjeti edhe golin e dytë në minutën e 60, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së Los Kolçoneros. Antoni Grizman trefishoi rezultatin në minutën e 75.

Në takimin e radhës, Atletico Madrid do sfidojë Vijarrealin, ndërsa Getafe luan në transfertë me Xhironën.

Morata would definitely be a valuable player under Ten hag just like Cavani in his first season. The Glazers & Richard Arnold are clowns pic.twitter.com/uBnNjvgAK0

— Xirociroc♂️ (@canelo____) August 15, 2022

Sport Atletiko e Madridit Getafe La Liga