Politike22 Mars 2022, 19:09

Dorëheqja e Bashës, Kreshnik Spahiu: Berisha tani nuk do ketë më “luftë” me Lulzimin, por me Uashingtonin

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Bashës, Kreshnik Spahiu: Berisha tani nuk do ketë

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar situatën në PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar. Sipas Spahiut, tashmë do të jetë Berisha ai që do të marrë frenat e partisë, por nuk do e ketë aspak të lehtë. Sipas tij, tani beteja do të jetë me amerikanët dhe jo me Bashën.

“Nga sot Berisha nuk do ketë më “luftë” me Lulzimin, por me Uashingtonin dhe për këtë duhet zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike. Berisha ndoshta shpreson se Amerika do ndryshojë qëndrim, ashtu siç bëri pas ngjarjeve të 1997, por këtë radhë me një ndryshim. Berisha s’ka më vite për të rikuperuar. Zgjedhjet e 2025 janë fisheku fundit i Berishës por edhe treni fundit për demokratët, sepse humbja do e gjente Berishën 88 vjeç deri në 2029, ndërsa demokratët 16 vjet rrugëve duke u rrahur me njëri-tjetrin se kush e ka fajin. 2025 rrezikon të shkrijë Saliun dhe partinë e cila natyrisht është 10 herë më e dobët se në 2013 kur Berisha ishte kryeministër i ‘sukseseve’. Mos harroni Berisha me “Bush” në krah she humbi me 1 milion vota. Po me “Biden” kundërshtar sa vota do marrë?”, ka thënë Spahiu.

Sipas Spahiut, nëse në krye të PD do të kishte qenë Sokol Olldashi, Berisha nuk kishte asnjë shans që ta largonte njësoj siç bëri me Bashën. “Berisha rikthehet krye të opozitë në momentin që i intereson atij, pasi i faturoi çdo humbje dhe çdo dështim Lulzim Bashës. Rikthehet pas 9 vjetësh, a thua sikur nuk ka aspak faj dhe përgjegjësi për humbjet. Rikthehet jo me dorëheqjen e Lulzim Bashës, por me poshtërimin e tij.  E përdori Lulzim Bashën në mënyrën më të duhur të një politikani dhe e flaku si leckë. A do e largonte dot edhe Sokol Olldashin në këtë mënyrë? Sigurisht që jo, sepse Lulzim Basha është politikani më vetmitar, që nuk ka asnjë mik dhe shok”, tha ai.

Politike Basha Berisha Kreshnik Spahiu