Bota21 Korrik 2022, 15:58

Dorëheqja e kryeministrit italian, Di Maio: Qeveria ra sepse dy forca politike i “shkelën syrin” Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e kryeministrit italian, Di Maio: Qeveria ra sepse dy forca

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, ka deklaruar ditën e sotme se rrëzimi i qeverisë Italiane nuk është një rastësi, pasi dy forca politike në vend i “shkelën syrin” Vladimir Putin.

“Sa më shpejt të shkoni për të votuar aq më mirë do të jetë. Sa më shpejt të bëhen zgjedhjet aq më e mirë për vendin. Të paktën ne të përpiqemi të shpëtojmë ligjin e buxhetit dhe të shmangim ushtrimin e përkohshëm,” u shpreh ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri italian Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen. Vendimi erdhi pas votimit të së mërkurës për besimin kur Lega, Forza Italia dhe M5s nuk votuan dhe qeveria mori vetëm 95 vota pro, duke arkëtuar kështu besimin, por pa një shumicë.

Bota Luigi Di Maio Vladimir Putin