Bota20 Tetor 2022, 17:42

Dorëheqja e Liz Truss, reagon Biden: Do vijojmë të punojmë ngushtë me qeverinë britanike

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Liz Truss, reagon Biden: Do vijojmë të punojmë

Presidenti Amerikan Joe Biden, ka postuar një mesazh falënderimi për Liz Truss, pas dorëheqjes së saj nga posti i kryeministres së Britanisë pasditen e sotme.

Falenderoj kryeministren Liz Truss për partneritetin e saj në një sërë çështjesh, duke përfshirë mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për luftën e saj kundër Ukrainës.
Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ndërsa punojmë së bashku për të përballuar sfidat globale me të cilat përballen kombet tona”, shkruan Biden.

Truss nuk pati kohë të krijonte ndonjë marrëdhënie të ngushta me liderët e huaj, por një gjë mund ta themi me siguri, se marrëdhënia e saj me Biden nuk ishte e ngrohtë.

Kujtojmë se Biden në një deklaratë të tijën muajin e kaluar sulmonte “ekonominë e dobët” duke u interpretua si kritikë ndaj politikave të saj. Vetëm pak ditë më parë ai sërish kritikoi Truss, duke e quajtur mini-buxhetin e saj “një gabim”.

Bota #Liz #Trus Biden