Sport25 Janar 2019, 15:55

Dorëzimi i një legjende, trajneri vendos të largohet

Shkruar nga Pamfleti
Dorëzimi i një legjende, trajneri vendos të largohet

Marcelo Lipi u ul në stolin e kombëtares kineze në vitin 2016 me shpresën që do t’i përmirësonte aziatikët dhe do të linte një kombëtare më të fortë seç ishte. Humbja përballë Iranit me rezultatin 3-0 në çerekfinalet e Kupës së Azisë i dha fund aventurës në stolin kinez dhe italiani ka vetëm fjalë të mira për eksperiencën e kaluar.

“Bëra çmos për të përmirësuar ekipin dhe besoj se kam ndërtuar diçka në disa aspekte. Dua t’i falënderoj të gjithë këtu dhe kjo ndeshje mbyll aventurën time me Kinën.

“Ka qenë një nder i madh për mua fakti që kam qenë trajner i një skuadre të rëndësishme i një vendi të rëndësishme si Kina. Sigurisht që shpresoja ta mbyllja në një mënyrë më të mirë këtë aventurë”, shprehet trajneri që udhëhoqi Italinë drejt fitimit të kupës së botës në vitin 2006.

Sport Kinë Legjende Marcelo Lipi