Bota24 Janar 2023, 20:48

Dorëzohet Scholz, “Der Spiegel”: Berlini ka vendosur të dërgojë tanke në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania ka vendosur të transferojë tanket “Leopard 2” në Ukrainë, sipas një raportoi nga revista gjermane “Der Spiegel”, duke cituar burime të paidentifikuara të njohura me këtë çështje. Të paktën 14 tanke thuhet se do të sigurohet nga Gjermania.

Sipas raportit, Berlini do të autorizojë gjithashtu furnizimin e tankeve “Leopard 2” të prodhimit gjerman në Kiev nga vende të tjera, veçanërisht Polonia.

Që nga fillimi i pushtimit gjithëpërfshirës të Rusisë në shkurt 2022, qeveria gjermane është kritikuar për vonimin dhe bllokimin e furnizimeve me armë në Ukrainë. Veçanërisht, Berlini ka qenë nën presionin e Ukrainës dhe disa aleatëve perëndimorë për furnizimin e tankeve të shumëpritur Leopard 2.

Më herët gjatë ditës, “ABC News” raportoi se 12 vende kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës rreth 100 tanke Leopard 2, pasi Berlini të miratojë kërkesën e tyre. Marrëveshjet u arritën në samitin e fundit të mbrojtjes në Ramstein, sipas zyrtarit të cituar në botimin e “Der Spiegel”.

Gjithashtu më 24 janar, “Wall Street Journal’ raportoi, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, se administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden pritet të dërgoj një numri të konsiderueshëm tankesh “M1 Abrams” në Ukrainë.

Pjesë e një mirëkuptimi më të gjerë diplomatik me Gjermaninë, në të cilin Berlini do të pranonte të dërgonte një numër më të vogël të tankeve të tij Leopard 2 dhe gjithashtu do të miratonte dorëzimin e më shumë tankeve të prodhimit gjerman nga Polonia dhe kombet e tjera“, thuhej në raport.

Ka pasur raporte në media se Gjermania do të miratonte dërgimin e Leopardëve nëse SHBA-ja do të furnizonte Kievin me tanke Abrams. Megjithatë, qeveria gjermane e ka mohuar një kërkesë të tillë.

Bota Gjermania tanke Ukrainë.