
Dortmundi vuan në transfertë ndaj Maincit, verdhezinjtë ngjiten në zonën Champions
Dortmundi triumfon 1-2 në fushën e Maincit, në një ndeshje mjaft të vuajtur. Ekipi i Terziç u befasua shumë shpejt, që në minutën e dytë. Li Zhae Sang zhbllokoi shifrat, pas një asisti të Fernandes. Julian Rajerson, vendos menjëherë ekuilibrat, në minutën e katërt.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat ndërmorën iniciativën për të provuar të merrnin 3 pikët, por në fund verdhezinjtë zgjidhën sfidën me Rejnan.
Dortmundi renditet në vendin e 3 me 31 pikë, 5 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Bajerni. Mainci mban vendin e 12 me 20 pikë.