Sport27 Gusht 2022, 17:43

Dortmundi vuan por fiton në Berlin, “aspirinat” i bëjnë efekt Leverkusenit pas 4 ndeshjesh, Shalke ‘ngatërron’ fushën

Shkruar nga Pamfleti
Dortmundi vuan por fiton në Berlin, “aspirinat” i

Dortmundi vuan por fiton në Berlin, “aspirinat” i bëjnë efekt Leverkusenit pas 4 ndeshjesh, Shalke ‘ngatërron’ fushën

Dortmundi vuan por merr një fitore me vlerë në transfertë 0-1 ndaj Hertës së Berlinit. Në gjysmë ore lojë, ekipi mik ka disa raste të mira me Entoni Modeste, por pa arritur t’i konkretizonte në gol. Verdhezinjtë u shpërblyen dhe gjetën rrjetën në minutën e 32 të takimit. Afrimi i verës, Modeste morinjë krosim perfekt nga Ozçan dhe me një koordinim fantastik realizoi golin.

Dortmundi renditet në vendin e 5 me nëntë pikë, ndërsa Herta e Belinit e sheh veten në vendin e parafundit me 1 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Leverkuseni mori fitoren e parë pas 4 ndeshjesh, duke mundur 0-3 në transfertë Maincin, Leipcigu triumfoi me shifrat 2-0 ndaj Volfsburgut, Unioni i Berlinit e ktheu në tenis, duke shkatërruar 1-6 Shalken, ndërsa Hofenheimi u tregua cinik ndaj Augsburgut.

Ja të gjitha rezultatet e javës së 4 të Bundesligës:

Sport Borusia e Dortmundit Bundesliga Lajpcig leverkusen Shalke