Dosja e përgjimeve 184, një nga çështjet që trazoi situatën politike ne vend në muajin qershor të vitit 2019 pas publikimit nga media gjermane BILD, është rikthyer sërish në çështje të diskutimeve.
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCNTv është përplasur me gazetarët, duke thënë se çështja është mbyllur, por mediat vijojnë ta nxjerrin atë 700 herë duke folur në telefon dhe bërë të akuzuar.
“Më nxirrini 700 herë duke fol në telefon dhe më bëni të akuzuar. Mbi çbazë i nxjerr ti këto konkluzione. O zotri, janë bërë të gjitha hetimet. Bazohen mbi konsekuenca. Janë 17 të arrestuar.
Gjykata është provë, nuk është artikull”, tha Rama.