Aktualitet24 Janar 2023, 07:20

Dosja” e 21 janarit/ Anila Hoxha tregon arsyen pse pse nuk është zbardhur vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës

Shkruar nga Pamfleti
Dosja” e 21 janarit/ Anila Hoxha tregon arsyen pse pse nuk është

Gazetarja Anila Hoxha shpjegoi arsyet të cilat kanë sjellë moszbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës më 21 janar. E ftuar në “Top Story”, ajo tha se pavarësisht se janë kryer akt-ekspertiza edhe në vende të tjera, ende nuk është gjetur prej nga janë qëlluar.

“Jan dy vrasje të pahetuara dhe të pazbardhura vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. E para është kryer një akt ekspertizë në disa shtete, kryesisht edhe në FBI, mbasi kishte probleme me viaskat e armëve. Aleks Visha, i cili ndërroi jetë në Turqi disa ditë pasi u plagos rëndë, në trupin e tij u krye ekspertim sa i takon një viaske dhe nuk u gjet se prej nga ishte qëlluar ai. Për këtë arsye Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e autoriteteve amerikane. Të cilat nuk arritën të saktësonin se nga cila armë ishte qëlluar i ndjeri Aleks Nika. Ndërsa për sa i takon Hekuran Dedës ai u qëllua me një plumb tejshpues, pra nuk u gjet asnjë gëzhojë. Për këtë arsye nuk u arrit të vërtetohej se cila armë e vrau. Nga ana tjetër nuk është zbardhur as autorësia e gjashtë të plagosurve”, u shpreh gazetarja.

Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. 12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.

Aktualitet #dosja e "21 Janarit" anila hoxha