Aktualitet27 Maj 2019, 16:44

Dosja e ‘613 kg kokainë”, Krimet e Rënda çojnë për gjykim Arbër Çekajn

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e ‘613 kg kokainë”, Krimet e Rënda çojnë

Dosja e '613 kokainë", Krimet e Rënda çojnë për gjykim Arbër Çekajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet paraprake për dosjen e 613 kg kokainë dhe ka kërkuar dërgimin per gjykim të Arber Çekaj (Kuliçaj), Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, me mase sigurimi personal në burg në Shqipëri dhe Gjermani, per veprat penale “Trafikim te narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ata do të gjykohen për trafikun e 613 kg kokaine të sekuestruar 27 shkurt të vitit të kaluar në një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia.

Arbër Çekaj është pronarit i firmës “Arbri Garden”, që kishte porositur ngarkesën.

Pas gjetjes së 613 kilogramëve kokainë në kontenierin me banane, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi shoferin e kamionit si dhe menaxherin e firmës “Arbri Garden”, të cilët janë shprehur se nuk kishin dijeni mbi drogën e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit.

Ndërkohë që Çekaj u arrestuar në Gjermani për trafikun e lëndëve narkotike.

Aktualitet Arbër Çekaj dosja e kokaines