Politike28 Janar 2023, 07:34

Dosja Rama-McGonigal, Flamur Noka: SPAK-u është bërë kaps i qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Dosja Rama-McGonigal, Flamur Noka: SPAK-u është bërë kaps i

Flamur Noka

Deputeti i PD, Flamur Noka, thotë se kurrë në Shqipëri nuk ka pasur një personalitet  të lartë dhe ndërkombëtarëve të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Kjo sipas tij ka ndodhur vetëm me kryeministrin Rama.

Ai thekson se Parlamenti nuk do të ketë më vend për Edi Ramën.

Parlamenti nuk do të ketë më vend për Edi Ramën. Kur të përjashtojë gjithë shqiptarët do t’ja dalin, sa koh nuk e bën dot këtë, nuk ja del. Mediat më prestigjoze të botës e nxjerrin me fakte të publikuar se po hetohet lidhja e McGonigal me Ramën dhe jo vetëm, po hetohet dhe për afera në Kosovë, në Mal të Zi por dhe në Bosje. Është i vetmi vend Shqipëria ku thuhet afera me qeverinë dhe posaçërisht me kryeministrin. A mund të ketë një kryeminitsër europian të ketë guxim e të thotë unë do të rri në karrige. Kurrë nuk ka pasur një personalitet  të lartë të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve të lidhur me krimin dhe korrupsionin.” , tha Noka.

Sa i përket reagimit nga ana e SPAK lidhur me lidhjen mes Ramës dhe ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, Noka tha se nuk ka besim tek ky institucion duke thënë se “SPAK-u është bërë kaps i qeverisë”.

Politike #Dosja Rama-McGonigal Flamur Noka