
Megjithatë njerëzit e kanë kaluar cakun e frikës se mbjellë nga Saliu, dhe janë gati të përballen me çdo çmim me të. Izeti, Zylfija e të tjere, sot janë makthi i Saliut. Këmbanat e drejtesisë po i bien fort në vesh Saliut, aq sa shumë shpejt do t’a shastisin përfundimisht atë.
Shkruan Romeo Kara
Medalja gjithmonë ka dy anë. Dy anë ka dhe çështja Hajdari, apo çështja Haklaj, apo më mirë çështja Tropoja. Njëra anë e medaljes, ka rreth 20 vjet që na është servirur, ndërsa tjetra, sapo ka nisur të shfaqet. E vërteta asnjëherë nuk tretet, dhe këtë po e faktojmë më së miri tani. Janë rreth 200 viktima, të një krahine nga më të voglat, që nuk gjejnë qetësi aty ku janë, pasi shpirtin jau trazon intriga e luajtur mbi jetët e tyre dhe që prej 20 vitesh serviret si drejtësi.
Nuk ka krim pa motiv, nuk ka shkak pa pasojë, dhe ashtu si dikur të gjitha rrugët të çonin në Romë, sot të gjitha provat e faktet të çojnë tek nje shkak, motiv, apo inspirues në lidhje me masakren e Tropojës, të çojnë tek Sali Berisha.
E pafalshme që një president, përfaqësues me kushtetute i unitetit të popullit, përçan pa mëshire vetë krahinën ku ka lindur. Sikur të ishte 1% në nivelin e detyrës se tij, ai do te shuante çdo mëri brenda vetes, dhe do të ishte personi përbashkues dhe jo përçarës i krahinës. Mirepo egoizmi i pa fre, mendja e tij e mbyllur totalisht, përpara atyre që mendonin ndryshe nga ai, e çuan drejt rolit më të zi të mundshëm.
Për shumë kohë, njerëzit të tmerruar nga masakra e Tropojës, nuk e hapen gojën dhe u duk se qëllimi i Saliut, per t’u imponuar ndaj kujtdo që ishte kundërshtar me të, u arrit. Saliu dha shembullin gjakatar se, ai të vret, teëdegdis në ekzil, të rrafshon kullën dhe bile të shkatërron edhe varret. Saliu tregoi se ishte inatçi deri neëskaj, dhe i afte t’i dilte për zot inatit të tij, prandaj askush nuk duhej te merrte guximin e të perballej më me të. Dhe vërtet, ai krijoi pushtet të pakufizuar, të mbeshtetur plotësisht mbi friken dhe shpërblimin.
Po të analizosh ngjarjet, kuptohet qarte se Saliun e kanë përdorur, por edhe ai i ka perdorur të tjeret, ne një marreveshje te heshtur keqperdorimi killerash. Saliu fillimisht fitoi ne intrigen e Tropojës, pasi ai si asnje tropojan tjetër, nuk ka skrupuj, bese e fe, luan pa rregulla dhe ka vetëm një menaxhues: unin e tij. Në takimin e shumëperfolur të Rognerit, ai si duket arriti një marrëveshje me kundërshtaret e tij politike, në dem te mjaft prej bashkëtropojaneve te tij.
Mesa duket në shkëmbim te nje qetësie ne Tiranë, atij dhe njerezve te tij, iu la dorë e lirë ne masakrën e Tropojës. Asnjëherë me pas, nuk ka pasur aksione të tilla vrasësë në Shqiperi, me një kordinim, precizion, fuqi dhe intesitet të tille. Si gjithmonë, aksione te tilla, gjenin përkrahjen publike të Saliut, i cili ishte përhere i pari në dijeni të asaj që kishte ndodhur apo do të ndodhte, dhe qëllimisht bombardonte opinionin i pari me fakte gjysmë të vërteta.
Megjithatë njerëzit e kanë kaluar cakun e frikes se mbjellë nga Saliu, dhe janë gati të përballen me çdo çmim me të. Izeti, Zylfija e të tjere, sot janë makthi i Saliut. Këmbanat e drejtesisë po i bien fort në vesh Saliut, aq sa shumë shpejt do t’a shastisin përfundimisht atë.
Sot njerezit po mësojne me fakte se: Saliu është zjarrvenesi i Tropojes, se Saliu të vret, se Azemi ka vajtur i shantazhuar nga dikush tjetër me armë në dorë në drejtim të Fatmir Haklajt dhe jo Fatmir Haklaj në drejtim të Azemit, se Azemi në menyren se si vajti beri vetëvrasje, apo provokoi vrasjen e tij, se Saliu gënjeu publikisht për vrasësin e vertetë, se Saliu e përdori vrasjen e Azemit, për të përligjur hakmarrjen e padëgjuar në Tropojë dhe për të rimarrë pushtetin.
Njerëzit e mësuan se, Azemi e drejtoi gishtin për vrasjen e Shkelqim Haklajt pikerisht te Saliu. Sot njerëzit po mesojne se: një grup stërmadh vrasesish, ata që u quajtën vrasësit e vrasësve të Azemit, shkatërruesit kullave dhe varreve, janë të lire, te paprekur nga forca e ligjit, dhe për më teper të gatshem për vrasjet e radhës. Sot njerëzit u njohen me shkakun e vertetë, pse Saliu nuk ka guxim të shkojë në kullen e tij prej më shumë se 20 vjetesh. Sot njerëzit mësuan se, dosja Tropoja tani po fillon të zbardhet.