alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dosja/ Zbulohet fotoja e viktimës Nikolin Sonellari; i arrestuari si vrasës Leonard Pasho sot avokat, i dënuar për trafiqe dhe i skeduar si sekser gjyqtarësh 

19/01/2022, 10:37
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Dosja/ Zbulohet fotoja e viktimës Nikolin Sonellari; i arrestuari si vrasës Leonard Pasho sot avokat, i dënuar për trafiqe dhe i skeduar si sekser gjyqtarësh 

Dosja/ Zbulohet fotoja e viktimës Nikolin Sonellari; i arrestuari si vrasës Leonard Pasho sot avokat, i dënuar për trafiqe dhe i skeduar si sekser gjyqtarësh 

 I riu që shini në këtë foto të publikuar për herë të parë është Nikolin Sonellari, i ekzekutuar në mënyrë mafioze në Koçë, në 13 janar të vitit 2008, në afërsi të ish-kampit te punëtorëve.


-Lexo edhe:

Kumti i frikshëm që erdhi nga Haga

Ilir Meta konfirmon kulisat, nis fushatën për Bashkinë e Tiranës dhe i shpall zyrtarisht luftë Veliajt

Nikolin Sonellari ishte 29 vjeç. I riu u ekzekutua me një plumb të vetëm në kokë dhe me gjakftohtësi, në makinën e tij tip BMW me targa KO 0605 B. Policia dhe prokuroria arrestuan Leonard Pashon, si autorin e dyshuar për vrasjen e Nikolin Sonellarit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Leonard Pasho, një personazh me rekorde të zeza kriminale, sot hyn dhe del në gjykata dhe prokurori si avokat. Zakonisht, të akuzuarit për vrasje dhe trafikantët pastrojnë paratë e pista dhe përpiqen të mos ekspozohen. Por, rasti i Leonard Pashos është i paprecedentë dhe një tjetër njollë turpi në drejtësinë e degraduar shqiptare. Kjo është edhe arsyeja se pse sot po sjellim në vëmendje krimin e pandëshkuar të 14 viteve më parë.

Kur policia dhe prokuroria e arrestuan dhe e mbajtën një vit në burg për vrasjen e Nikolin Sonellarit, Leonard Pasho ishte dënuar dy vite më parë (2006) për kontrabande cigaresh, ndërsa ishte skeduar si trafikant droge. Policia ngriti dyshimet se Leonard Pasho ishte një vrasës me pagesë. Megjithatë, më vonë u zbulua se Leonard Pasho i kishte kërkuar një borxh prej 5 mijë eurosh Nikolin Sonellarit. Sipas dosjes, Pasho, viktima dhe Genci Doksani merreshin me trafiqe në Greqi. Leonard Pasho dhe Genci Doksani kërkonin Nikolin Sonellarin në Korçë për paratë. Ata kishin kontaktuar dhe kërcënuar vëllain dhe babanë e Sonellarit, duke i lënë një afat për kthimin e parave.

Pas kalimit të afatit, befas Nikolin Sonellari gjendet i vrarë. Gjatë arrestimit, Leonard Pashos iu gjetën 5 mijë lekë me njolla të dyshuara gjaku, por që nga ekspertiza rezultoi se nuk ishte gjaku i Sonellarit. Gjithashtu, vëllai dhe babai i Sonellarit kanë deklaruar se viktima kishte shoqëri me Pashon dhe se merreshin me trafiqe. Prokuroria vuri në përgjim Genci Doksanin, i dyshuar gjithashtu si bashkëpunëtor në krim me Pashon. Doksani fliste me Rudina Gracanin, ku ka rezultuar se ata kanë biseduar për mundësinë e nxjerrjes jashtë vendit të një djali që nuk duhej lënë në Shqipëri. Të gjitha këto rrethana i krijuan bindjen Prokurorisë se vrasësit ishin pikërisht Leonard Pasho dhe Genci Doksani.

Edhe pse prokuroria dhe familjarët e Sonellarit kishin bindjen se vrasësi ishte Leonard Pasho, ky i fundit doli nga burgu pas një viti dhe më pas arriti të mbyllte dosjen për prova të pamjaftueshme. Prokurori i çështjes Elsion Sadiku thotë se në momentin e arrestimit të gjitha provat të krijonin dyshimin e arsyeshëm se Leonard Pasho ishte vrasësi. Por, më pas, prokurori thotë se provat nuk ishin të mjaftueshme për të ngritur akuzën për vrasje. Prokurori Elsion Sadiku është shkarkuar nga Vettingu për pasuri të paligjshme, por sot në korridoret e gjykatës dhe prokurorisë lëviz me pelerinën e zezë si avokat Leonard Pasho.

Në vitin 2020, Leonard Pasho doli në përgjimet e SPAK si sekser i gjyqtarëve të Korçës për të liruar nga burgu trafikantë  të qenieve njerëzore, në këmbim të parave. Edhe këtë herë, Pasho i shpëtoi ndëshkimit./Pamfleti

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Editorial

Kumti i frikshëm që erdhi nga Haga

19/05/2022, 11:34
Kryesore

Ilir Meta konfirmon kulisat, nis fushatën për Bashkinë e Tiranës dhe i shpall zyrtarisht luftë Veliajt

19/05/2022, 11:33
Anti-Mafia

1 vit nga shpallja “non grata” e Saliut/ SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë 30-vjeçare, ka mbi supe krime dhe afera

19/05/2022, 9:35
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
Bota

Analiza/ Çfarë fshihet në të vërtetë pas votës së Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO?

19/05/2022, 7:52
Bota

Dështojnë bisedimet, Turqia bllokon votimin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

18/05/2022, 20:51
Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”
Kryesore

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Tentoi të vjedhë në zyrat e Bashkisë së Durrësit, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit në polici

Grupet kriminale në veri të Kosovës, eksperti bën deklaratën e fortë: Janë të përfshirë politikanë serbë e shqiptarë!

Grupet kriminale në veri të Kosovës, eksperti bën deklaratën e fortë: Janë të përfshirë politikanë serbë e shqiptarë!

Lajmi i Dites

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07

Lajmet e fundit

Kumti i frikshëm që erdhi nga Haga

19/05/2022, 11:34

Ilir Meta konfirmon kulisat, nis fushatën për Bashkinë e Tiranës dhe i shpall zyrtarisht luftë Veliajt

19/05/2022, 11:33

Pakti i Alibeajt me PS për presidentin, Bylykbashi: Marrëveshja është e pavlerë, ky akt synon të krijojë një opozitë marionetë

19/05/2022, 11:33
Ilustrim nga The New York Times/ Getty Images

“Nëse ekonomistët janë kaq të zgjuar, pse nuk janë të pasur?”

19/05/2022, 11:15

Evi Kokalarit nuk i del inati me injorimin e Pompeos: Berishës nuk i duhet fare ai, ne u argëtuam me blofin e Alibeajt

19/05/2022, 11:05
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Zelensky: Pushtimi i Ukrainës është një gabim katastrofik nga Putin

19/05/2022, 10:58
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Deri para vendimit “non grata”, nuk prekej sepse drejtësia e komanduar prej tij, i shmangej dhe e toleronte, me justifikimin se gjoja nuk kishte akuza, kallëzime e prova, kur arkivat e policisë, prokurorisë e Parlamentit janë të mbushura plotë me kallëzime, akuza, denoncime e prova, kur duhej të ishte futur në burg para shumë vitesh, të paktën për 1 nga 50 krimet dhe aferat që ka bërë gjatë pushtetit 2005-2013…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #nongrata
  • Presidenti turk nuk është i panjohur për retorikën e zjarrtë, veçanërisht në kohën e zgjedhjeve, kur një nxitje në frontin e brendshëm mund të ndihmojë në votime. Turqia shkon në zgjedhje vitin e ardhshëm dhe ekspertët besojnë se gjendja aktuale e ekonomisë – inflacioni rekord dhe një monedhë që ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj vitin e kaluar – do t’i kushtojë Erdoganit në votime.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #erdogan #turqia #presidentiturk
  • Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #salianji #presidenti #edirama #kryeminister

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In