Dosja e zezë18 Qershor 2024, 10:31

Mafia jonë po e zbut Amerikën!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Mafia jonë po e zbut Amerikën!
Në Foto: Klodian Allajbeu dhe i ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipëri /

Sa herë dy Ilirët, Meta dhe Beqja, ndërrohen rrugës për në SPAK, kemi lajm të madh...

Jo vetëm Ilir Meta, por edhe Ilir Beqja, Baton Haxhiu dhe tërë hanxhinjtë që udhëtojnë çdo ditë vendeve ku shkelen të drejtat e liritë njerëzore, ku vidhet çdo cent i shqiptarëve, kanë zbutur klimën e konflikteve të mafies me Amerikën.

I mbani mend egërsirat si u tërbuan, sapo ambasadori Donald Lu i nxori nga pylli i korrupsionit me një hu në dorë?!

Amerika bëri edhe lista, tha se 4 bishave do ua presë bishtin Yuri Kim, që Altin Dumani t’i futë më lehtë në kafaz.

Për fat të tyre, vetëm njëri është plagosur ca, por 3 të tjerët janë bërë bashkë për ta zbutur zemërimin amerikan.

Pak duke ju njomur buzët me dollarë të fortëve, pak duke përdredhur sustat e kurtheve ku janë zënë, kanë kurdisur paktin, që të lënë si komandant më të tmerrshmin hajdut të Globit.

Lajmi i ri është ai i 11 viteve më parë.

Këta nuk u bënë antiamerikanë, por ishin, këta nuk ishin të pasur, por u bënë.

Që 3 liderët e 3 forcave kryesore, janë kryqëzuar në kryq të mëkateve, që kanë shtrembëruar vijat e rrugës dhe janë vendosur në vijën e parë të  betejave antiamerikane, as Baton Haxhiu, bilbili i Mafies së fshatit tonë, nuk e zbukuron fare në pasarelat mediatike, me veshjet tashmë vrima-vrima, se demokracinë na e bëjnë amerikanët që kanë zgjedhur Edi Ramën si kriminelin dhe hajdutin më të bindur ndër këta që kemi.

Nëse Ilir Meta dhe Ilir Beqja ngjajnë qesharakë, pasi pasuritë e tyre janë në proces hetimi dhe këtej minarja nuk ‘futet në thes’, Batoni shpërndahet nëpër studio si qeshqek me vaj palme, duke u servirur si kokrra gruri nëpër pjatancat  që mafia dhe diplomacia shtrojnë për viktimat.

Sa herë dy Ilirët, Meta dhe Beqja, ndërrohen rrugës për në SPAK, kemi lajm të madh.

Ilir Floriri lëshon gojën pa fre kundër drejtësisë, jep sinjale se do të flasë e do marrë me vete McGonigalë të tjerë, sa do pendohet edhe Amerika, Ilir Dializa bëhet mjek dhe fsheh nëpër dosje sëmundjet e shoqërisë, që vetëm Edi Rama e ka vaksinën, që grafikisht nuk ka as dosje McGonigal, as ABI Bank, as Xibrakë që e prekë me gisht.

Në majë të gishtave, me kokën nga drejtësia të themi, pak kush e di se çfarë bëhet në atë seli, njerëzia kap kokën me duar, ç’na gjeti ky ters vetëm ne shqiptarëve, Mafia jonë po e zbut Amerikën!/Pamfleti

mafia amerika