alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dosje false/ Zhduken 24.5 milionë Euro, nga fondet për rehabilitimin e banesave të komuniteteve rome-egjiptiane

23/10/2021, 13:20
ne Kryesore
A A
Dosje false/ Zhduken 24.5 milionë Euro, nga fondet për rehabilitimin e banesave të komuniteteve rome-egjiptiane

Dosje false/ Zhduken 24.5 milionë Euro, nga fondet për rehabilitimin e banesave të komuniteteve rome-egjiptiane

Ministria e Financave, si bashkëfinancuese në këto projekte sociale dhe institucioni auditues i zbatimit të buxhetit, ka konstatuar se shumë familje, kanë marrë lekë në dorë nga firmat e ndërtimit dhe kanë firmosur sikur u janë merimetuar banesat; por ka rezultuar se ato janë sa 15%-30% e fondit të caktuar për merimetimin e çdo banese, ndërsa kryetarët e bashkive kanë firmosur dosjet sikur janë kryer punimet

Një tjetër skandal financiar, është zbuluar në shumë bashki të vendit, lidhur me fondet buxhet shteti e të ardhura lokale, të akorduara për rehabilitimin e banesave të familjeve të komuniteteve rom e egjiptian që jetojnë në zona.


-Lexo edhe:

“Torta” e madhe e 7 Korrikut…

BE mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave

Nuk bëhet fjalë, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, por për banesat e amortizuara ndër vite të këtyre dy komuniteteve, përfituese sipas nenit 43 të Ligjit Nr. 22/2018, datë 3 maj 2018, ku përcaktohet se 20% e financimit u bëhet nga pushteti lokal.

Këto fonde, shkojnë nga 150 milionë deri në 280 milionë lekë çdo vit, akorduar sipas numrit të banesave që caktohen në çdo bashki; ndërsa përurimi i fondeve zbatohet me tenderime.

Ministria e Financave, që është bashkë-financuese në këto rehabilitime banesash, ka zbuluar se kryetarët e bashkive, përveç tenderëve pa garë e me letra false, nuk kanë kryer fare investime në shumë banesa familjesh rome e egjiptiane.

Është konstatuar, se janë dosjet e tenderëve, firmat fituese, kontratat e vlerave fituese financiare, dokumentet teknike të punimeve dhe numri i ndërtesave të rehabilituara në çdo qendër banimi.

Por nuk janë bërë punimet faktike, në banesat e shumë familjeve rome e egjiptiane, të cilat figurojnë në dosjet e bashkive, madje si të rehabilituara janë pasqyruara dhe banesa që nuk ekzistojnë fare, ose janë gërmadha të braktisura.

Në raportin e kontaktit verifikues, që grupi i auditit të ministrisë ka bërë me familje rome e egjiptiane në bashkitë Kuçovë, Ura Vajgurore, Krujë, Fier, Elbasan, Berat, Durrës, Shkodër, Dibër, Librazhd, Peqin, Cërrik, Gjirokastër, Roskovec, Maliq, Patos, Kamëz, Korçë, Kolonjë, Pogradec, Ersekë etj., është konstatuar se shumë nga familjet, kanë marrë lekë në dorë nga firmat e ndërtimit dhe kanë firmosur sikur u janë merimetuar banesat.

Por, pas krahasimit të vlerave që janë dhënë familjeve nga firmat e ndërtimit, rezulton se ato janë sa 15%-30% e vlerave financiare të caktuar për merimetimin e çdo banese; ndërsa kryetarët e bashkive kanë firmosur dosjet, sikur janë kryer punimet.

Ky abuzim me vlerë 24.5 milionë Euro për periudhën janar 2018-31 mars 2020, u zbulua në fund të muajit shtator 2021, nga kontrolli që Ministra e Financave, bëri pas denoncimeve nga zyrtarë të bashkive, të shoqatave rome e egjiptiane dhe nga vetë familjet e këtyre dy komuniteteve.

Skandali me këtë falsifikim e vjedhje, thellohet akoma më tepër, kur mëson se drejtuesit e 45 bashkive, kanë falsifikuar dosjet sociale, duke futur në lista financimi dhe riparime banesash e objekte biznesi, të familjeve që nuk i përkasin komuniteteve rom e egjiptian.

Më 31 tetor 2018, “Pamfleti”, publikoi skandalin e kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi; e cila me 14 milionë lekë nga fondi social, i riparoi banesën në fshatin Sukë-Strum, Sekretarit të Përgjithshëmë të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, duke e regjistruar si banor dhe familje e komunitetit rom.

Sipas informacionit, ky raport do detajohet me prova të plota, dhe brenda datës 15 nëntor, do t’i paraqitet për veprim kryeministrit Rama, si autoriteti ligjor vendim-marrës, por ende nuk flitet për çuarjen e dosjes në SPAK./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

“Torta” e madhe e 7 Korrikut…

01/07/2022, 9:50
Kryesore

BE mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave

30/06/2022, 21:54
Anti-Mafia

Agjentët dhe zyrtarët pazare me informacionet sekrete, 10 dosje nën hetim nga prokuroria për shitje të dhënash; zbardhet raporti

30/06/2022, 21:26
Forum

Halli i madh i Saliut dhe stani me lepuj në PD

30/06/2022, 19:34
Kryesore

Sinjale pozitive për negociatat/ Shkupi merr në dorë propozimin francez, javën që vjen pritet mbledhja qeveritare Shqipëri-BE

30/06/2022, 17:38
Aktualitet

Rama bën gati ligjin, kultivimin e kanabisit ja beson Krifcës dhe Manastirliut; detajet si do të lulëzojnë parcelat me drogë

30/06/2022, 16:46
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Ngjarje e rëndë në familje, djali plagos me thikë babain 80-vjeçar

‘Bëji masazh Sabianit, jo Beniadës’, bashkëshortja e Ilir Shaqirit xheloze për gjestin e modeles ndaj burrit të saj

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

“Torta” e madhe e 7 Korrikut…

01/07/2022, 9:50

Shpërthim me tritol në një servis makinash në Lezhë

01/07/2022, 9:47
Qeveria e Abazoviçit në rrezik

Qeveria e Abazoviçit në rrezik

01/07/2022, 9:40
Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

01/07/2022, 9:35

Kosova përballet me ngritje enorme të çmimeve

01/07/2022, 9:34

​Talat Xhaferi i mbijeton mocionit të mosbesimit

01/07/2022, 9:31

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In