Politike 5 Tetor 2022, 23:01

Dosjet në SPAK nxjerrin nga vetja Kryemadhin: Edhe varrin e babait po të hapin nuk do gjejnë gjë, trupin dhe fytyrën do t’i bëj operacion LIVE

Shkruar nga Pamfleti
Dosjet në SPAK nxjerrin nga vetja Kryemadhin: Edhe varrin e babait po

Ka disa dosje që janë bërë kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por a ju trembet ajo këtyre dosjeve?

Monika Kryemadhi në “Ora e Betit” thotë se në SPAK është gjithë familja e saj, por nuk frikësohet pasi është paditur për fatura false. Por edhe pse si Monika ashtu dhe burri i saj janë trimëruar, duket se ajo ka dalë pak nga vetja.

Në SPAK jemi paditur familjarisht për fatura false. Po të merrni atë që nxjerrin halet e qeverisë, po t’ia jepni ta shikojë çdo punonjës banke do të thotë se është false. Rama dhe Veliaj edhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve. Merren me fytyrën time“, tha ajo.

Gjithashtu ajo nuk la pa përmendur as akuzat që i bëhen për zhvillim të operacioneve plastike ku u shpreh se në rast se do të vendosë ti bëjë do ti bëjë live.

Ti merresh me fytyrën e Monikës, se do të mbulosh fytyrat e 24 kompanive që kanë vjedhur 189 milion dollarë evazion fiskal, por me ato lekë kishte rritur 200% rrogat e pedagogëve. Ditën që do të bëj operacion plastik edhe për fytyrën edhe për trupin do ti bëj LIVE që të shtoj klikimet në You Tube që të filloj të marr disa të ardhura nga You Tube”, tha ajo.

Politike Kryemadhi Meta pasuri varri i babait