alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dossier/ Kalvari 30 vjeçar i shqiptarëve të Malit të Zi midis dy zjarreve: me serbët apo malazezët

19/01/2022, 17:30
ne Dossier, Kryesore
A A
Dossier/ Kalvari 30 vjeçar i shqiptarëve të Malit të Zi midis dy zjarreve: me serbët apo malazezët

Dossier/ Kalvari 30 vjeçar i shqiptarëve të Malit të Zi midis dy zjarreve: me serbët apo malazezët

Për 30 vite, gjatë të cilave janë emëruar më shumë së 10 kabinete qeveritare, PDS kurrë nuk emëroi një anëtar të saj me kombësi shqiptare në krye të një ministrie. Nga ana tjetër, trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi janë vendet me një potencial të lartë zhvillimi, por pa përkujdesje esenciale shtetërore; Ulqini, Tuzi dhe zona e Plavës dhe e Gucisë mbetën larg rrjedhës së investimeve të mëdha.

Një nga elementet parësore të demokracisë është ndërrimi i pushtetit përmes zgjedhjeve të lira, sipas parimit “Vox populi, vox Dei”, gjë të cilën Mali i Zi nuk e ka përjetuar që nga rënia e sistemit komunist dhe zëvënsësimi i tij me atë atë shumë-partiak.


-Lexo edhe:

Mbyllen “zgjedhjet” e foltores, Berisha zapton karrigen e kryetarit dhe fut në kaos PD-në

Telenovela me presidentin e ri, digjet edhe raundi i dytë; skadon afati për propozimin e kandidatëve

Partia demokratike e socialistëve (PDS) në zgjedhjet e para shumë-partiake doli me emrin Lidhja e komunistëve të Malit të Zi dhe mori shumicën dërrmuese të votave, në betejë politike me partitë e porsaformuara që kishin drejtime të ndryshme: që nga ato që mbështetnin politikën ish-Jugosllave (Jugosllavia në atë kohë formalisht ende ishte “e gjallë”), deri tek ato që propagandonin idenë serbomadhe, Malin e Zi të pavarur, por edhe me partitë kombëtare të popujve në pakicë.

Që nga fitorja në zgjedhjet e para, dhe pastaj për tre dekada me radhë, kjo parti e udhëhoqi Malin e Zi nëpër faza të ndryshme politike. Si elementi më i fuqishëm politik disa herë e ndërroi paradigmën e vet: që nga shërbimi i verbër kundrejt politikës së përgjakshme të Sllobodan Millosheviqit e deri tek forca mbartëse që realizoi idenë e Malit të Zi të pavarur. Kjo parti erdhi në pushtet në valën e ngjarjeve të viteve të 80-ta në Beograd (të ashtuquajturat “mitingjet e të vërtetës” që janë organizuar asokohe), të cilat janë kurorëzuar me Memorandumin famëkeq të Akademisë serbe të shkencave dhe të arteve (SANU) të vitit 1986, si dhe me një fushate të egër kryesisht të drejtuar kundër popullsisë shqiptare në Krahinën socialiste autonome të Kosovës, fushatë kjo që kishte në tentativë krijimin e kushteve që Kosovës tʼi merren kompetencat që i fitoi me Kushtetutën e vitit të 1974.

Në vitin 1997 kjo parti u nda në dy pjesë; njëra prej të cilave krahu i Millo Gjukanoviqit filloi fushatën për pavarësimin e shtetit, proces ky që përfundoi me sukses më datë 21 maj 2006.

Gjatë tre dekadave të pushtetit të kësaj partie, nëpër 4 formate të shtetit (RSF e Jugosllavisë, RF e Jugosllavisë, Federata shtetërore e Serbisë dhe Malit të Zi dhe Mali i Zi), ky i fundit ka vuajtur sanksionet e ashpra të OKB-së, ka përjetuar një nga inflacionet më të larta në histori të njerëzimit, ka qenë e rrethuar me luftë në të gjitha anët, ka pasë një tranzicion të tmerrshëm financiar; nga dinari në markë gjermane, pastaj në euro si valutë zyrtare.

Ndërrimi i kursit drejt integrimit euroatlantik ka sjellë rezultate pozitive dhe ka marrë jehonë ndërkombëtare, aq sa Mali i Zi në një moment ka qenë shembull i rrugëtimit të suksesshëm nëpër procesin e anëtarësimit në BE. Përveç këtyre sukseseve, ankesat më të shpeshta nga partnerët ndërkombëtarë ishin të lidhura me shtetin e së drejtës dhe korrupsionin. Edhe nëse Mali i Zi arriti të anëtarësohet në NATO, kjo më tepër se mirotokraci ishte një interes për ta rrumbullakuar procesin dhe për mos ta lënë Rusinë që të depërtojë përmes Malit të Zi në Detin Adriatik.

Më datë 30 gusht 2020 në zgjedhjet parlamentare, PDS për herë të parë në historinë e saj politike doli në opozitë, edhe pse si parti mori më së shumti vota (35,06%).

Pas 4 muajve të negociatave të vështira dhe të tensionuara, koalicionet dolën me të ashtuquajturën qeveri ekspertësh dhe marrëveshja ishte që kjo qeveri të jetë e përbërë nga ekspertë ndërsa nga politikanët aktivë të marrë pjesë vetëm kryetari i Lëvizjes qytetare URA – Dritan Abazoviç, në cilësinë e zëvendëskryeministrit, dhe si kryeministër bartësi i koalicionit më të fuqishëm serb në Mal të Zi, Zdravko Krivokapiç, profesor universiteti, deri në këtë kohë një emër anonim në politikën malazeze. Kjo qeveri u formua me ndikim të fuqishëm dhe të drejtëpërdrejtë të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, e cila i mban meritat e mëdha për rënien e PDS, pasi ajo ka thirrë besimtarët e vetë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë partitë pro-serbe.

Si një nga gabimet kryesore të PDS theksohet përzgjedhja e përfaqësuesve të vetë gjatë dekadave. Duke pas parasysh se kanë ushtruar pushtetin dhe se i kanë fituar shumë herë zgjedhjet pa pasë nevojë për partnerë, duket se sistemi i përzgjedhjes së njerëzve që e kanë përfaqësuar këtë parti është dobësuar, gjë që është shumë e dukshme në përfaqësitë e pakicës shqiptare. Fakti është se PDS në radhët e veta i ka përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Mal të Zi, por, sa i përket shqiptarëve (duket se edhe me të tjerët ka qenë e njëjtë) përzgjedhjet personale kanë qenë çdoherë të gabuara: si përfaqësuesit e kësaj partie janë zgjedhur individët që nuk kanë pas fuqi për të ndryshuar gjërat as për të luftuar për interesat e komunitetit dhe kombit të tyre. Zakonisht janë marrë njerëzit që në momente vendimtare për popullin shqiptar ose kanë heshtur ose janë përpjekur që tʼi arsyetojnë vendimet që kanë marrë, të cilat shpeshherë ishin absurde. Aq e vërtetë është kjo sa asnjë shqiptar, përfaqësues i PDS për 30 vite në pushtet nuk u emërua as zëvendëskryeministër, as ministër, as nënkryetar i Kuvendit, e as ndonjë detyrë të rëndësishme vendimmarrëse brenda sistemit.

Për 30 vite, gjatë të cilave janë emëruar më shumë së 10 kabinete qeveritare, PDS kurrë nuk emëroi një anëtar të saj me kombësi shqiptare në krye të një ministrie. Nga ana tjetër, trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi janë vendet me një potencial të lartë zhvillimi, por pa përkujdesje esenciale shtetërore; Ulqini, Tuzi dhe zona e Plavës dhe e Gucisë mbetën larg rrjedhës së investimeve të mëdha.

Ulqini, qyteti margaritar në hartën turistike të ish-Jugosllavisë, që nga viti 1990, u shndërrua në një fantazmë turistike, pa asnjë hotel të kategorisë së lartë, ku mungojnë investimet elementare të turizmit, edhe nëse kushtet natyrore dhe parakushtet për zhvillim janë shumë më të mira se në vende të tjera të Malit të Zi.

Tuzi dhe malësia e tij me dekada ishin peng i matematikës zgjedhore të PDS, pasi ishin pjesë administrative e Komunës së Podgoricës dhe votat e shqiptarëve shpesh ishin vendimtare në zgjedhjet lokale.

Vetëm në vitin 2018, pas më shumë se 25 vite përpjekjesh, Tuzi e fitoi komunën e plotë, ku pushtetin aktualisht e kanë partitë e bashkuara shqiptare, në koalicion me një parti të pakicës boshnjake dhe një parti që në nivelin shtetëror ka prirje kryesisht pro-serbe.

Edhe pse një komunë e re që që nga fillimi i funksionimit është përballuar me pasojat e pandemisë globale, mënyra e administrimit ka treguar përparim të dukshëm në krahasim me kohën kur Tuzi ishte nën administrimin e Podgoricës dhe të PDS-së.

Është shumë interesant fakti që udhëheqësit e partive politike me prefiks shqiptar që vepronin asokohe e kanë humbur rastin që në vigjilje të pavarësisë së Malit të Zi tʼi tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe dallaveret që kishin mes vedi dhe tʼi bashkojnë forcat, duke marrë ne konsideratë se pikërisht votat e shqiptarëve kanë sjellë pavarësinë e Malit të Zi. Udhëheqësit shqiptarë të atëhershëm nuk patën mjaftueshëm largpamësi politike por edhe mbrojtën interesat e veta që kishin drejtpërdrejtë nga koalicioni me PDS, dhe një analizë e thellë mund të tregojë se synimi i shumicës së partive shqiptare në Mal të Zi deri në vitin 2016 ka qenë e orientuar më shumë në realizimin e koalicionit me PDS sesa për të arritur një rezultat të respektueshëm më të cilin do të kishin mundësi me ndryshuar situatën, së paku brenda komunitetit të tyre. Përveç në dekadën e fundit, shumica e vendimeve të rëndësishme që shpesh i kanë prekur negativisht shqiptarët ose trevat ku ata jetojnë janë miratuar pa asnjë pengesë nga politikanët lokalë, të cilët kryesisht janë përkujdesur për pazarin që kishin me PDS.

Po ashtu, një nga gabimet më të mëdha që lidhen me politikën drejtuese të PDS, pas vitit 2006 dhe pavarësimit të Malit të Zi, kur PDS arriti ta promovojë vetën si bartëse të idesë së pavarësisë dhe garantuese e stabilitetit, ka qenë mungesa e strategjisë së mirëfilltë të ndërtimit të shtetit dhe mëvetësimit të identitetit stabil malazez. Rezultati i referendumit, me 44,5% të votave kundër pavarësisë është dashtë tʼi alarmojë të gjitha strukturat në drejtim të evitimit të ndërhyrjes eventuale të politikës së Beogradit, por edhe të idesë së pavarësisë nga komuniteti serb në Mal të Zi. Ndikimi i fuqishëm i Serbisë, kryesisht përmes Kishës ortodokse serbe, mediave por edhe përmes partive pro-serbe në Mal të Zi, ka kulmuar në ditën e zgjedhjeve të vitit 2016, kur është parandaluar një grusht-shteti nga forcat paramilitare serbe të lidhura me partitë serbe në Mal të Zi, dhe sidomos gjatë protestave kundër Ligjit mbi liritë fetare të cilin e ka miratuar qeveria e PDS në fund të vitit 2018.

Unë personalisht gjithmonë isha i mendimit që shqiptarët duhet të marrin pjesë dhe të japin kontribut në ndërtimin e shtetit të pavarur malazez, por as sesi nuk mund të jemi pjesëmarrës në procesin e ndërtimit të identitetit malazias, pasi ndërtimi i identitetit është detyrë e çdo etniciteti në veçanti./Pamfleti (Vijon)

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Mbyllen “zgjedhjet” e foltores, Berisha zapton karrigen e kryetarit dhe fut në kaos PD-në

22/05/2022, 20:07
Kryesore

Telenovela me presidentin e ri, digjet edhe raundi i dytë; skadon afati për propozimin e kandidatëve

22/05/2022, 16:27
Bota

“Putini largohet brenda vitit”, ish-kreu i inteligjencës britanike tregon planin e liderit rus për të shmangur grushtin e shtetit

22/05/2022, 16:02
Kiev, Ukrainë, e premte 25 mars 2022
Bota

3 muaj nga lufta në Ukrainë, ja momentet kyçe çfarë ka ndodhur deri tani

22/05/2022, 13:22
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Kryesore

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17
Kryesore

‘Rithemelimi’ zhvillon sot zgjedhjet farsë për kryetarin e ri të PD-së, Berisha rivalizohet nga Ibsen Elezi

22/05/2022, 7:52
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Shembja e banesave tek '5 Maji', Avokati i Popullit kritika Bashkisë Tiranë: Mungon transparenca në Akt-Marrëveshjen për shkëmbim/dhurimin e pronës

Shembja e banesave tek '5 Maji', Avokati i Popullit kritika Bashkisë Tiranë: Mungon transparenca në Akt-Marrëveshjen për shkëmbim/dhurimin e pronës

Një thes me para, për thuajse asgjë: Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Një 'thes me para', për asgjë: Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In