Sport 8 Janar 2023, 22:55

Dramë në “San Siro”, Roma ‘ngrin’ Milanin në minutat e fundit, kuqezinjtë ndalen në momentin më të mirë

Shkruar nga Pamfleti
Dramë në “San Siro”, Roma ‘ngrin’ Milanin

Dramë në “San Siro”, Roma ‘ngrin’ Milanin në minutat e fundit, kuqezinjtë ndalen në momentin më të mirë

Roma ndal Milanin, në supersfidën e javës së 17 Serinë A, në ndeshjen që përfundoi në barazim 2-2. Kuqezinjtë ndezën festën në tribuna në minutën e 30, ku pas një goditje këndi, Kalulu realizoi gol.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 77 me Pobegan. Skuadra e drejtuar nga Murinjo u zgjua në fundin e ndeshjes me Ibanjez, për t’i hapur rrugë barazimit të Abraham në minutën e 94.

Me këtë rezultat, kampionët e Italisë renditen në vendin e 2, me 37 pikë në vendin e dytë, ndërsa Roma mban vendin e 6 me 31 pikë.

Sport Milan Roma Seria A