Aktualitet16 Shtator 2019, 13:39

Drejt BE, me 500 mijë nxënës e studentë, 700 mijë pensionistë e invalidë, 1.3 milionë emigrantë, 700 mijë të papunë

Shkruar nga Pamfleti

Drejt BE, me 500 mijë nxënës e studentë, 700 mijë pensionistë e invalidë, 1.3 milionë emigrantë, 700 mijë të papunë e… 200 mijë zyrtarë

VAZHDON SUNDIMIN, KLIKA POLITIKE-FAMILJARE-FINANCIARE-KURVËRORE/ Shqipëria e 2019-ës, ose katrahura e bandave politiko-kriminale në 30 vite tranzicion e në vazhdim; ja me çfarë përbërje shoqërore e kanë katandisur vendin dhe popullin; 1 muaj para vendimit për negociatat

Pas 30 ditësh, jepet vendimi nga Këshilli Europës, nëse në Shqipëri, do nis apo jo, mbyllja  e tmerrit të 30 viteve tranzicion, që nuk e shkaktoi Zoti, populli e SHBA-BE, por vetëm politikanët dhe qeveritarët monstra, të “bordellove” PD-PS-LSI, ende në krye; të ndarë nëpër parti banda krimi e korrupsioni, por të bashkuar në interesa pasurimi, sundimi e mos-ndëshkimi.

Një nga “treguesit e zinj”, të këtij shkatërrimi të vendit e shkombëtarizimi, bërë prej politikanëve dhe pushtetarëve të këtyre 30 viteve; është shifra e këtij fillim-viti mësimor para-universitar, me 100 mijë nxënës më pak në shkolla; ndërkohë sipas të dhënave që “PAMFLETI” ka marrë në 6 Drejtori Arsimore Rajonale (DAR); rezulton se në 267 fshatra, shkollat janë mbyllur fare, ndërsa në 7 qyteza janë mbyllur shkollat e mesme.

Shqiptarët e vitit 2019, po ikin nga vendi, me të njëjtin motiv, tmerr e fluks; të pas heqjes së gardhit të izolimit më 1991; jo nga frika e burgjeve politike, por për të shpëtuar nga papunësia, varfëria, padrejtësia, mungesa e shpresës për të ardhmen e fëmijëve dhe; nga shpërfillja e plotë, që po u bëhet brutaliasht, prej një “kaste të zezë” politike, shtetërore, familjare e kurvërore, që ka uzurpuar gjithçka.

Ndaj shqiptarët po ikin; por alarmi dhe drama e shkombëtarizimit, qëndron në faktin, se 100 mijë nxënësit 6-17 vjeçarë, kanë braktisur vendin, për shkak të kësaj grup-bande politike PD, PS, LSI e disa partiçka kaçake të tyre.

Cila është struktura shoqërore; në Shqipërinë e muajit shtator 2019, vetëm 1 muaj para se Këshilli Europës, të jap vendimin për negociatat, të refuzuara 29 herë; çdo 6 muaj në 15 vitet e fundit?

Urojmë, që 18 tetori 2019, të mos jetë refuzimi i 20-të, ndryshe, populli duhet të reagojë kundër bandave politike të 4 familjeve mafioze, Berisha, Meta, Rama, Basha; dhe të marrrë në dorë, fatet e tij e të vendit.

Ja përbërja social-strukturore aktuale e shoqërisë shqiptare

– Shqipëria ka 380 mijë nxënës para-universitar; ose 100 mijë mijë më pak se viti mësimor 2018.

– Shqipëria ka 110 mijë studentë, nga 145 mijë që kishte në vitin 2018, 24 mijë maturantë kanë aplikuar për studime nëpër botë.

– Shqipëria ka 580 mijë pensionistë me pensione minimale 100 euro dhe pensione mesatare 121 euro.

– Shqipëria ka 213 mijë invalidë, të cilët paguhen me 80 euro në muaj dhe 8 euro kompenesim energji elektrike.

– Shqipëria ka 1.3 milionë emigrantë, 210 mijë të moshës 1-25-vjeçar, të lindur në emigracion, të regjistruar si shtetas të huaj.

– Shqipëria ka 720 mijë të papunë; nga të cilët, 81 mijë familje trajtohen me 100 lekë ndihmë ekonomike ditore.

– Shqipëria ka 89 mijë zyrtarë me paga mujore sa 2-3 paga mesatare shtetërore, ose sa 4-15 paga minimale zyrtare (kryeministri-presidenti, guvernatori etj).

– Shqipëria ka 540 deputetë e ish-deputë, ministra e ish-mnistra, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë etj. që marrin paga mujore sa 15-20 pensione popullore; dhe paguhen nga 2-3 vjet me 50-60% të pagës, pasi lënë postet shtetërore, të gjitha nga taksat e shqiptarëve; të gjithë të bërë miliarderë nëpërmjet pushtetit. 

Prej 30 vitesh, kjo kastë e re, sa 2% e popullsisë aktuale të mbetur në Shqipëri; krijuar me politikanë, shtetarë, pushtetarë lokalë, familjarë, kopila të njeri-tjetrit; me bankierë, gjyqtarë, prokurorë, kryepolicë, kryedoganierë, kryetatimorë, oligarkë, kriminelë e prostituta me mandate dhe protofole pushteti; kanë marrë peng ekonominë, financat, bankat, pronat publike e private, zyrat, shtetin dhe ligj-bërjen e nuk pj**dhin fare, për të drejtat e qytetarëve, duke i trajtuar si skllevër./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore 1.3 milionë emigrantë 200 mijë zyrtarë 700 mijë pensionistë e invalidë 700 mijë të papunë e… Drejt BE me 500 mijë nxënës e studentë