Aktualitet26 Korrik 2018, 20:18

Drejtësia e re pret gjak të ri, përplasjet që po pengojnë të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia e re pret gjak të ri, përplasjet që po

Nesër në sitën e Vettingut prokurorisë Elsion Sadiku, identifikohen disa ‘flamuj të kuq’. Zbardhet skeda

Debati më i fortë për Shkollën e Magjistraturës pa studentë të rinj dhe me magjistratët e sapodiplomuar që nuk nisin dot punë, po bëhet pas mbylljes së sesionit parlamentar sesa gjatë tij.

Ambasade e BE-së bëri thirrje për një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e këtyre amendamenteve me të cilat synohet të zgjidhin situatën e krijuar nga mosngritja ende e dy institucioneve të reja të drejtësisë, që do të jenë edhe qeveria e Gjyqësorit.

Në kuadër të reformës në ligj është përcaktuar që pikërisht Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhej të caktonin në sistem prokurorët dhe gjyqtarët e rinj që kanë përfunduar Magjistraturën.

Mungesa e tyre për shkak se Vetting-u i kandidatëve ende vazhdon, ka detyruar shkollën të kërkojë zgjidhje dhe socialistët në Kuvend hartuan ndryshimet ligjore. Ato do të mundësonin që shkolla për vitin e ri akademik të kishte 25 studentë dhe për tjetrin 50. Por ajo çfarë u refuzua në mënyrë kategorike nga opozita nuk ishte kjo, por mundësia që po i jepej KLD-së së vjetër dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku të caktojnë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj në sistem.

Sipas opozitës, kjo do të ishte një tjetër kapje e sistemit nga qeveria me kryeprokuren e përkohshme që u zgjodh me votat e socialistëve pa Vetting dhe jo sipas dispozitës kushtetuese. Lulzim Basha e ritheksoi këtë në deklaratën pas thirrjes së ambasadës së BE-së për seancë të jashtëzakonshme. Ai tha se ndryshimet janë shkelje kushtetutese dhe kthim tek institucionet e vjetra para reformës në drejtësi. “Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama”, tha Basha, situatë që sipas tij “ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri”.

Dy orë para këtij reagimi, kryeministri Edi Rama kishte theksuar se, “kundërshtarët e reformës njësoj si para dy viteve, i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, tha kryeministri.

Por, ndërsa debati mund të ngjajë i vjetër, drejtësia e re me një numër të madh institucionesh në letër pret gjak të ri. Nuk dihet se sa ky, që mund të jetë debati politik i verës, do të mund të pasohet me bisedime për zgjidhje. E sigurt është që ndërsa Vetting-u po skualifikon çdo ditë gjyqtarë dhe prokurorë, në sistem nuk po nis përfshirja e të rinjve dhe po u mohohet studentëve mundësia për t’u bërë gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të pushtetit të tretë në vend, shkruan TCH,

Aktualitet