Sport21 Prill 2022, 16:46

Drejtësia jep dritën jeshile që promotorët e Superligës të ndëshkohen, Barça, Juventusi dhe Reali i Madridit rrezikojnë

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia jep dritën jeshile që promotorët e Superligës

Drejtësia jep dritën jeshile që promotorët e Superligës të ndëshkohen, Barça, Juventusi dhe Reali i Madridit rrezikojnë shumë

UEFA ka fituar apelin kundër klubeve të Superligës së Europës sipas vendimit të fundit të shpallur nga Gjykata e Madridit. 

Kjo gjykatë kishte rrezuar para disa kohësh vendimet e UEFA-s për sanksionet e vendosura kundrejt klubeve të përfshira në krijimin e Superligës së Europës, por tashmë me fitimin e Apelit nga ana e autoritetit më të lartë të futbollit europian priten masa ndëshkimore të ashpra ndaj klubeve. 

Përjashtimet nga komepticionet europiane, si dhe gjobat që shkojnë deri në 100 milion duken të jenë skenarët më të mundshëm për ato që i pret klubet si Reali, Juventusi, Barcelona etj. 

Presidenti Çeferin kishte folur dhe në ditët e shkuara me tone të ashpra lidhur me këtë çështje dhe tashmë me një vendim gjykate në duart e tij priten të shihen se cilat do të jenë hapat e radhës që do të ndjek kreu i UEFA-s. 

Po çfarë rrezikojnë tri klubet dhe mbrojtja? Tri klubet, thuhet në vendimin e Apelit, “ishin të vetëdijshme për pasojat e mundshme”. Prandaj, procesi po rihapet, gjë që mund të çojë në sanksione të reja ndaj tri klubeve: 100 milionë euro gjobë dhe përjashtim nga Kupat e Europës për 1-2 vite. Kujtojmë se ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Provinciale të Madridit. 

Vendimi pohon se “nuk ka asnjë provë që kërcënimi dhe vendosja e sanksioneve ndaj tri klubeve të mbetura sjell pamundësinë e nevojshme të ekzekutimit të projektit, financimi i të cilit është i pavarur”. Bien poshtë pra argumentat se këto sanksione do të pengonin ekzekutimin e projektit të mbrojtur nga paditësit “A22 Sports Management S.L.” dhe Kompania e Superligës Evropiane S.L. 

“Këmbëngulët se financimi do të prishej, por e vërteta është se palët dhe shoqëritë paditëse janë persona juridikë të pavarur dhe në çdo rast, në momentin e zhvillimit të projektit, ndërhyrësit, përfshirë edhe subjektet financiare, kanë qenë në mënyrë perfekte të vetëdijshëm për pasojat e mundshme, të cilat nuk e penguan miratimin e zotimeve financuese, të cilat nuk mund të supozohen se janë të frustruar nga sanksionet e mundshme”, – thuhet në vendimin e sotëm. 

Gjyqtari pohon se “një mekanizëm kontrolli për garat që mund të organizohen është i justifikuar, qoftë nëpërmjet autorizimit paraprak nga organet drejtuese, qoftë përmes sistemeve të tjera. Ky sistem nga UEFA nuk është ndjekur në rastin konkret”. 

Vendimi hedh poshtë se ka abuzim me pozicionin dominues nga UEFA dhe FIFA për bashkimin e funksioneve komerciale dhe rregullatore, siç theksojnë paditësit, as për organizimin e garave: “Nuk mund të pranohet si masë paraprake që të pandehurit të kenë një mbulim të pajustifikuar dhe arbitrar për të penguar hyrjen e konkurrentëve të rinj në tregun e brendshëm të futbollit, i cili nga objekti dhe efekti i tij supozon një kufizim të konkurrencës”. 

Sport Barcelona Juventus Reali i Madridit UEFA