Aktualitet20 Tetor 2022, 23:49

"Drejtësia ka dy bashkëpronarë...", Vangjeli: Arsyet pse Edi Rama është njeriu më i trembur nga reforma

Shkruar nga Pamfleti
"Drejtësia ka dy bashkëpronarë...", Vangjeli: Arsyet

"Nëse do kishim opozitë normale, Rama s'do ishte kryeministër!"/ Vangjeli: SHBA presion SPAK për hetimin e inceneratorëve!

Analisti Lorengj Vangjeli deklaron se kreu i qeverisë Edi Rama sot është një nga njerëzit më të trembur nga reforma në drejtësi.

Për Euronews Albania, analisti theksoi se Rama e di shumë mirë se është target i drejtësisë, pastaj është në dorë të kësaj të fundit nëse vepron apo jo.

“Parlamenti është shndërruar në noter të vullnetit të kryeministri. Deri në 2016 vullneti i Kryeministrit vendoste për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në drejtësi tentoi të zhbëjë këtë gjë.

U tentua që sistemi të vetë rregullohet. Përpara reformës Rama ishte de fakto edhe pronar i sistemit të drejtësisë. Kryeministri vendoste për gjithçka  kur vinte në pushtet. Reforma në drejtësi tentoi të krijojë mjete dhe mekanizma që t’i presë dorën kryeministrit për të hyrë. Rama sot është një nga njerëzit më të trembur nga reforma. E di shumë mirë se ai është target i saj”- tha Vangjeli në emisionin “Now”.

Sipas analistit, drejtësia ka dy bashkëpronarë, ku njëra prej tyre është SHBA.

Aktualitet Rama vangjeli