Anti-Mafia20 Janar 2023, 11:24

Drejtoresha Reme Lala firmos letrat e 52 milionë Euro, të zhdukura në Shërbimin Social-Shtetëror

Shkruar nga Pamfleti
Drejtoresha Reme Lala firmos letrat e 52 milionë Euro, të zhdukura

Drejtoresha Reme Lala firmos letrat e 52 milionë Euro, të zhdukura në Shërbimin Social-Shtetëror

Afro  80% e kësaj shume, është kryer nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe ish-drejtoresha Luneda Sufali, mikeshë e Edi Ramës dhe gruaja e Nikut të “Ndraghet’a”, me lista emërore false në fondet e pagesave të ndihmës ekonomike, asistencës sociale, fonde e donacione suplementare invalidësh, trajnime sociale dhe shpërblimet për të porsalindurit

Ju kujtohet Reme Lala, vajza e “të fortit” të Dibrës, Ymer Lala; e cila më 2017 u bë deputete e PDIU, ndërsa pas 1 viti e braktisi këtë parti dhe u bashkia me PS, duke deklaruar në takimin me socialistët e Dibrës: – “Babi më tha të bashkohem me Edi Ramën, se ai është bos e të bën bose”.

Pas mbarimit të mandatit, Reme Lala u emërua Drejtore e Shërbimit Social Shtetëror, ku deri tani, përveçse e ka bërë “çorap” këtë shërbim, KLSH i zbuloi korrupsion në tenderë dhe vjedhjen e kuotave financiare ushqimore në shtëpitë e jetimëve, qendrat sociale dhe azilet e të moshuarve.

Ndërsa sipas auditit të Ministrisë së Financave, rezulton se Babloku nuk e paska emëruar Reme Lalën drejtoreshë për ta bërë “bose”, por për t’i firmosur letrat e zullumeve që ka lënë pas ish-drejtoresha Luneda Sufali, mikesha e Edi Ramës dhe gruaja e Nikut të grupit “Ndrageht’a”.

Raporti i auditit të ministrisë, që po trajtohet si “Sekret” për të mos bërë publike batërdinë me fondet, ka brenda edhe këtë fakt: Drejtoresha Reme Lala, paçka se nuk ka lidhje, ka firmosur letrat e 52 milionë Euro të zhdukura me falsifikime në Shërbimin Social para emërimit të saj.

Bëhet fjalë për vjedhje të kryera gjatë periudhës janar 2019-shkurt 2022, kryer me dokumente, preventivë e bilance false, nga ish-drejtoresha Luneda Sufali dhe ministrja Ogerta Manastirliu, që e ka në vartësi Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social.

Këto vlera financiare ishin sajuar si dokumente, por nuk ishin pasqyruar në librat kontabël në Thesar, në skedat e drejtorive rajonale në qarqe e rrethe dhe në institucionet e shërbimit social, duke u mbajtur peng qysh prej muajit janar 2019.

Më një të rënë të lapsit, këto i firmosi drejtoresha Reme Lala si shërbim ndaj ministres Manastirliu, duke mos kuptuar se ka ngarkuar veten me përgjegjësi penale, për vjedhjet që kanë bërë të tjerët para saj, 80% e të cilave me lista emërore false në fondet e ndihmës ekonomike, asistenca sociale dhe shpërblimet për fëmijët e lindur.

Por sipas KLSH dhe auditit të Ministrisë së Financave, rezulton se edhe drejtoresha Reme Lala, gjatë muajve prill-dhjetor 2022 në këtë detyrë, ka firmosur letra abuzimesh për 11 milionë Euro, kryesisht në tenderë, pagesat ekonomike, fonde e donacione suplementare invalidësh e trajnime sociale, të bëra me letra false e pasqyra fiktive./Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #Drejtoresha Reme Lala firmos letrat e 52 milionë Euro #të zhdukura në Shërbimin Social-Shtetëror