Aktualitet21 Tetor 2018, 18:03

Shkruar nga Pamfleti

Është arrestuar ditën e sotme ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, i cili dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrëni si Drejtor i Burgjeve. Urdhër arresti nga Krimet e Rënda u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ish deputeti socialist muk mbushi as vitin në detyrë dhe mendohet, se mund të qëndrojë 5 vjet në qeli, për korrupsion, gjatë ushtrimit të detyrës.

Arben Çuko,  u emërua direkt nga kryeministri Rama, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, por pas 11 muajsh, ai u zëvendësua nga ish-zv/ministri Brendshëm Stefan Çipa. Sipas njoftimit, Çuko është thirrur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për “ca sqarime pune”, ku edhe është prangosur, për të vijuar procedurat e hetimit, në izolim.

Prangosja e tij është bërë, në ezkekutim të urdhër arrestit të lëshuar nga  Gjykata e Krimeve të Rënda, arrestim që po përsërit historinë e disa drejtuesve të burgjeve.

 Çuko, ka “zënë” vendin e  paraardhësit  të  tij Artur Zoto, i  liruar nga Ilir Meta.

 Zoto u arrestua dhe qëndroi një vit e gjysmë në burg pasi akuzohej për abuzime me tenderat e ushqimeve në burgje.

Ai u dënua nga shkalla e parë dhe më pas u shpall i pafajshëm.

Nga të dhënat e para, dyshohet se Arben Çuko ka marrë para për t’i dhënë leje të burgosurve./Pamfleti

Aktualitet Arben Çuko