
Drejtori i Audi-t në pranga, ky është skandali që ka ndodhur
Është arrestuar Drejtori Ekzekutiv gjerman Rupert Stadler, pasi hetimet zbuluan për mashtrime. Audi ka shitur mbi 210 mijë makina me probleme me gazrat. Lajmi sapo është publikuar në mediat e huaja, e nder to BBC e raporton kështu:
Shefi ekzekutiv i makinës gjermane Audi, Rupert Stadler, është arrestuar në lidhje me një hetim mbi skandalin e emetimeve të naftës.
Prokurorët e Mynihut thanë se kishin vepruar për shkak të rrezikut që Stadler mund të zhdukte provat. Ata shtuan se Stadler do merret në pyetje ditën e mërkurë, pasi edhe ai duhet të konsultohet me avokatin.
Muajin e kaluar u zbulua se plot 60 mijë modele të makinave A6 dhe A7 kishin probleme në motorët me naftë dhe të çlirimit të gazit helmues.
Skandali Dieselgate doli në dritë në shtator të vitit 2015, edhe Volkswagen pranoi se rreth 600,000 makina të shitura në SHBA ishin dizajnuar për të anashkaluar testet në lëshimin e gazit.