Një zjarr i qëllimshëm ka rënë në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier, duke bërë që stafi i punonjësve të evakuohet. Zjarri ka rënë rreth orës 15:10, ku punonjësit kanë vënë re flakët në katin e dytë të Drejtorisë Arsimore Fier dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.
Zjarri është i qëllimshëm, pasi dyshohet se janë parë dy persona që hedhur benzinë në zyrën e katit të dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuara dy personat që dyshohet se hodhën benzinë dhe kush kanë qenë arsyet e tyre që i çuan në këtë akt.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrvënien e qëllimshme në zyrat e Drejtorisë Arsimore Fier. Autori mendohet se është një i ri, i cili prej kohësh kërkonte të punësohej si mësues. Duke qenë se kjo nuk është realizuar ai ka menduar të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës dhe vënë zjarrin.
Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.