Sport25 Gusht 2019, 15:30

Drejtuesit tallen në Shkodër, afrojnë lojtarë në formë bastesh!

Shkruar nga Pamfleti

“Presim dhe një mbrojtës nga Uganda”, – tha trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, pas ndeshjes së fituar ndaj Laçit me rezultatin 1-0. Emri i lojtarit që do të afrohet është zbuluar dhe bëhet fjalë për Godfrey Walisimbi.

Mbrojtësi afrikan ka luajtur në Afrikë gjithë karrierën e tij, ndërsa është pjesë e kombëtares së Ugandës. 30-vjeçari nuk luan me një skuadër që prej janarit. Ekipi i tij i fundit është Kaizer Chiefs, ekip ky në Afrikën e Jugut. Mbrojtësi luajti atje 10 ndeshje dhe më pas u largua më 31 janar. Ai nuk gjeti ekip tjetër dhe është pushim që prej asaj periudhe.

Vllaznia ka arritur ta bindë futbollistin që luan me Ugandën, por natyrisht forma e tij fizike është me pikëpyetje të mëdha. Drejtuesit shkodranë kanë afruar lojtarë me kosto të ulët, por natyrisht në formë bastesh.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Vllaznia