Aktualitet28 Qershor 2022, 21:57

Drita jeshile për Suedinë e Finlandën, Yuri Kim: NATO po bëhet më e fortë, Putin nuk e dobëson dot

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për zhvillimet pozitive që erdhën nga Samiti i NATO-s në Spanjë. Turqia vendosi të ndezë dritën jeshile për Finlandën dhe Suedinë që të anëtarësohen dhe Yuri Kim e ka përshëndetur marrëveshjen.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se Presidenti Putin donte ta dobësonte NATO-n me luftën e nisur në Ukrainë më 24 shkurt 2022, por ai vetëm sa e ka bërë më të fortë.

Presidenti Putin donte të dobësohej NATO me këtë luftë. Në vend të kësaj, NATO është më e fortë, më e bashkuar dhe në prag të zgjerimit”, shkruan Kim.

.@SecBlinken: President Putin wanted to weaken @NATO with this war. Instead, NATO is stronger, more united, and on the cusp of enlarging. https://t.co/oHs0GAL2H3

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 28, 2022

Aktualitet Kim NATO Putin