
Dritan Hallunaj në Vetting, zbulohet 'përplasja' e tij me ish-Prokurorin Adriatik Llalla
Dritan Hallunaj është duke u përballur sot në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai ka vendosur të jetë i vetëm duke mos u përfaqësuar nga avokati.
Ai është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që përballet me procesin e vetingut. Nga lista prej 14 kandidatësh nga radhët e gjyqësorit, KPK ka konfirmuar 6 kandidatë, ka shkarkuar 5 dhe tre të tjerë janë ende në pritje të seancës dëgjimore apo të vendimit.
Në karrierën e tij si gjyqtar Dritan Hallunaj ka patur edhe një përplasje me ish-Prokurorin Adriatik Llala për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut.
Përplasja me Llallën
Për sa i përket pastërtisë së figurës, KPK shqyrtoi raportin e DSIK, ku thuhet se Hallunaj është i pastër dhe s’ka problem apo kontakte me krimin e organizuar.
Ndaj Hallunajt ka një ankesë nga ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme.
Përsa i përket pastërtisë së figurës, për gjyqtarin Dritan Hallunaj ka dy denoncime. Një denoncim është bërë nga një qytetar me inicialet K.P dhe një tjetër anonim.
Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që përballet me procesin e Vettingut.