Sport26 Janar 2023, 15:18

Dritë në fund të tunelit për Kukësin, verilindorët marrin 3 pikët e para të vitit

Shkruar nga Pamfleti
Dritë në fund të tunelit për Kukësin, verilindorët

Dritë në fund të tunelit për Kukësin, verilindorët marrin 3 pikët e para të vitit

Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Egnatias me rezultatin 1-2, ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Abissnet Superiore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35 me Fernandon nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për verilindorët. Në minutën e 70, Ndreca vendosi baraspeshën duke kthyer në lojë ekipin e tij. Por, teksa mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Delimexhac shënoi supergolin që i dhuroi 3 pikët e para të vitit ekipit të Hallaçit.

Me këtë fitore, Kukësi renditet në vendin e 9 me 19 pikë, ndërsa Egnatia ndodhet po në vendin e 4 me 26 pikë.

Sport Abissnet Superiore Egnatia Kukësi