Sport13 Nëntor 2022, 20:09

Drithërmina deri në minutën e fundit, Milani i falet një autogoli për të marrë 3 pikët në shtëpi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Drithërmina deri në minutën e fundit, Milani i falet një

Drithërmina deri në minutën e fundit, Milani i falet një autogoli për të marrë 3 pikët në shtëpi (Video)

Një autogol vendos takimin Milan-Fiorentina, me ekipin e Piolit që gëzon në fund fitoren 2-1.I zakonshmi Leao pas një sprinti, i dha avantazhin kuqezinjve pas vetëm 2 minutash lojë. Ekipi vjollcë nuk u pajtua me rezultatin dhe ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.

With only two minutes on the clock, Rafael Leao fires Milan into the lead against Fiorentina.#MilanFiorentina #SerieA pic.twitter.com/wNZqAnqKnN

— H/F (@hfworld_) November 13, 2022

Skuadra e Italianos u shpërblye me gol nga ish-lojtari i Veronës, Barak. Në fillimin e pjesës së dytë, Fiorentina pati shansin të përmbyste ndeshjen me penallti, por pas rishikimit në VAR, arbitri nuk e konsideroi 11-metërsh.

Antonin Barak responds for Fiorentina with a well taken goal with his back to goal #MilanFiorentina #SerieA pic.twitter.com/yPVb4wTFNa

— H/F (@hfworld_) November 13, 2022

Në minutat e mbetura, kampionët e Italisë provuan disa herë me Zhiru dhe Leao, por ia dolën të merrnin 3 pikë në shtëpi vetëm falë një autogoli në fund nga Milenkoviç.

Milan [2] – 1 Fiorentina – M.Milenkovic OG 90+2'#MilanFiorentina pic.twitter.com/1cveyPVfTn

— match today (@matchtoday12) November 13, 2022

Me këtë fitore, Milani mban vendin e 2 me 33 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 11 me 19 pikë..

Sport Fiorentina Milan Seria A