Aktualitet 9 Prill 2019, 20:44

Drogë dhe prostitucion, 17 persona të arrestuar, mes tyre dhe shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Drogë dhe prostitucion, 17 persona të arrestuar, mes tyre dhe shqiptar

Drogë dhe prostitucion, 17 persona të arrestuar, mes tyre dhe shqiptar

Është shkatërruar sot nga forcat e policisë italiane, një grup i mirëorganizuar kriminal, që kishte aktivitet me shitje të apartamenteve, makinave, si edhe në shpërndarjen e drogës dhe prostitutcionit të vajzave në zonën e Perugias në Itali

Shtatëmbëdhjetë persona, meshkuj dhe femra të nacionalitetit shqiptar, rumunë dhe italianë, u arrestuan nga karabinierët e komisariatit të Peruxhias pas një hetimi disa mujor.

Zyra e prokurororisë së Perugias, bëjnë me dije për mediat vendase se policia ka arrestuar organizatorët e aktivitetit të prostitucionit, ata që kishin për detyrë rekrutimin, monitorimin, mbështetjen logjistike, pra gjetjen dhe vënien në dispozicion të bashkëpunëtorëve me dokumente të falsifikuara.

Sipas policisë së Peruxhias, grupi i trafikantëve i mbyllte vajzat që i prostituonte në apartamente, i kërcënonin, i rrihnin dhe i drogonin.

Aktualitet 17 persona të arrestuar Drogë dhe prostitucion mes tyre dhe shqiptar