Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Dua Lipa pak orë para koncertit ka mbajtur një konferencë me gazetarët.
Dua Lipa ka komentuar edhe komentet e bëra nga mediat britanike dhe nga ministrja e Brendshme Britanike, që i quajti shqiptarët “kriminel”.
“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.
Lipa tregoi për mediat, se pas përfundimit të turneut do të vendoset në Londër me familjen e saj.
Ajo u shpreh se periudhë pushimi për të është kur fillon punën në studio për të shkruar këngë dhe për t’u bërë gati për albumin e tretë.
“Periudhë pushimi nuk kam pasur që kur kam qenë 7-vjeç, po mendoj që sonte përfundon turneu. I kam tani disa muaj intensivë në studio që po shkoj të shkruaj dhe të përfundon albumin e tretë, Kjo për mua është periudhë pushimi”, u shpreh Dua Lipa.
Një ditë më parë, presidenti Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën.