Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka elektrizuar Tiranën. Pak minuta më parë ajo u ngjit në skenën e ngritur në sheshin ‘Skënderbej” duke elektrizuar të gjithë të pranishmit. Dua erdhi në Tiranë në kuadër të festimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë dhe me qindra qytetarë kanë zbritur në shesh për të shijuar këngët e saj.
Më herët Lipa dha dhe një intervistë për mediat shqiptare. Ajo komentoi deklaratat e bëra nga mediat britanike dhe nga ministrja e Brendshme Britanike, që i quajti shqiptarët “kriminelë”.
“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.
