
Dua Lipa uron nënën e saj në gjuhën shqipe, urimi është tepër i veçant
Ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në botë. Bëhet fjalë për Dua Lipën e cila po korr sukses të madh, ndërsa këngët e saj të fundit janë shndërruar në hitet e momentit.
Ajo na ka krenuar pafund shumë dhe e thotë kudo që është shqiptare, ajo e shpreh me krenari këtë gjë dhe pikërisht kjo është ajo që ne vlerësojmë më së shumti tek ajo, krahas talentit të madh dhe bukurisë që zotëron.
Së fundmi këngëtarja ka bërë një dedikim të veçantë për nënën e saj, për rastin e ditëlindjes, ndërkohë i ka shprehur dashurinë dhe në gjuhën shqipe.
“Të dua më shumë se fjalët që mund të them! Të dua nana edhe 100 tjera! ”, ka shkruar ajo.