Showbiz26 Shkurt 2022, 16:42

‘Dua ta takoj’, ish-konkurrenti i ‘Big Brother’ bën deklaratën e papritur pas ndarjes së Beatrixës n

Shkruar nga Pamfleti
‘Dua ta takoj’, ish-konkurrenti i ‘Big Brother’ bën

'Dua ta takoj', ish-konkurrenti i Big Brother bën deklaratën e papritur pas ndarjes së Beatrixës nga Donaldi

Kledi Hysa ka folur së fundmi në lidhje me raportin e tij me Beatrix Ramosajn jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, modeli realizoi një takim romantik me këngëtaren ku në fakt gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.

Kledi pranoi se ishte një pëlqim për Beatrix dhe u shpreh se nëse nuk do të ishte i lidhur jashtë, do të kishte nisur diçka me ish-banoren.

Por nga ana tjetër, Ramosaj u shpreh a se nuk e shikonte dot më shumë sesa një shok ish-futbollistin dhe se nuk dëshironte që ‘t’i jepte shpresa të kota dhe se për këtë arsye ndihej pak në siklet’.

I ftuar në ‘Glamour Zone”, Kledi ka treguar se ai dhe këngëtarja kanë gjasa të takohen shumë shpejt me njëri-tjetrin pasi Beatrix ka shprehur dëshirën për ta takuar ish-banorin dhe se sipas tij ka ende gjëra për tu sqaruar.

“Unë kam pasur një mbrëmje me të, Beatrix e mori pak më shumë seriozisht takimin dhe ndodhën këto gjërat. Shpresoj që së shpejti të takohemi nuk jemi takuar akoma, kam dëshirë gjithashtu dhe Beatrix ka shprehur dëshirën që të më takojë dhe të  bisedojmë pasi kemi disa gjëra për të sqaruar”- rrëfeu Kledi.

Showbiz Beatrix Big Brother Donaldi