Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka tërhequr akimimin e bërë për masën e sigurisë, duke pranuar të qëndrojë në burg. Gjyakta e Apelit do të vendoste sot mbi ankimimin e tij lidhur me lënien në fuqi ose të masës ‘arrest me burg’ për reperin Stresi. Por, pak para nisjes së seancës, mësohet që Stresi ka tërhequr kërkesën e tij, duke u shprehur se nuk ka besim te drejtësia.
“Tërheq kërkesën për apel. Nuk kam besim te drejtësia”, mësohet të ketë thënë Stresi.
Reperi i njohur u arresua nga policia me armë pa leje dhe kokainë në një hotel në perfieri të Tiranës pasi akuzohej si pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve.
Gjatë kësaj kohe është zbuluar se ai bashkë me 4 persona të tjerë shisnin kanabis dhe kokainë në lokalet e natës në ish-bllok, por edhe në zonën pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë.
Zyrtarisht Policia thotë se Stresi dyshohet se është pjesë aktive e një grupi kriminal në Tiranë, por ende nuk dihet kush e drejton këtë grup. Ai akuzohet për “Trafik Narkotikësh, “Krime kundër personit” dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushës, ish-truprojë i Sali Berishës.