Anti-Mafia22 Shkurt 2019, 19:52

Dualizmi në PD, mes anti-amerikanit Shkelzen Berisha dhe të lëkundurit perëndimor Lulzim Basha

Shkruar nga Pamfleti
Dualizmi në PD, mes anti-amerikanit Shkelzen Berisha dhe të

Dualizmi në PD, mes anti-amerikanit Shkelzen Berisha dhe të lëkundurit perëndimor Lulzim Basha

Partia Demokratike po kalon ditë të vështira që mund të ndikojnë jo vetëm në të ardhmen e saj politike por edhe në prosperitetin euroatlantik të vendit.   

Sali Berisha ka hyrë tashmë në histori si një ndër kundërshtarët më të përbetuar të amerikanëve në Shqipëri. Në këtë aspekt, Berisha ka tejkaluar edhe Enver Hoxhën, për shkak se Hoxha ishte deklaruar hapur kundër amerikanëve, ndërsa Sali Berisha ka luajtur gjithmonë me dy fytyra. Kush ka ende dyshime, mjafton të lexojë reagimin e fundit të ish-nëndrejtorit të FBI, Mark Rossini, i cili tha se Sali Berisha është kukull në duart e rusëve, përkatësisht edhe Beogradit. Janë të panumërta faktet që e konfirmojnë këtë konkluzion, por do të mjaftonin vetëm disa të njohura botërisht, si për shembull thyerje e embargos së OKB dhe furnizimi me naftë i Millosheviçit, përndjekja e luftëtarëve të UÇK, zhdukja e kundërshtarëve të Beogradit siç ishte rasti i Remzi Hoxhës, kapja e ekonomisë nga kompanitë serbe etj.

Edhe në grahmat e tij të fundit, Sali Berisha vijon t’u kundërvihet amerikanëve, të cilët e rrëzuan dy herë nga pushteti, një herë me luftë në ’97 dhe një herë në 2013. Ashtu si Enver Hoxha u kujdes t’i besonte pushtetin Ramiz Aliajt, edhe Berisha kërkon që t’i besojë dhe t’i diktojë këtë linjë Lulzim Bashës. Ky i fundit ka treguar disa herë se mund të ndikohet nga Perëndimi. Kur doli nga çadra në maj të 2017 dhe u fut në qeveri me Edi Ramën, Basha tha se e kishin detyruar dhe kërcënuar ndërkombëtarët. Edhe tani, kur Berisha kërkojnë të destabilizojnë vendin duke përdor Bashën, për të shpëtuar nga drejtësia, SHBA-të kanë dënuar këtë lëvizje, ndërsa u kanë bërë thirrje deputetëve të opozitës të braktisin këtë skenar. Për këtë arsye, Sali Berisha ka shtuar masat e sigurisë për ta mbajtur Bashën sa më larg amerikanëve.

Duke humbur besimin tek të gjithë ushtarët e tij, Sali Berisha ka caktuar Shkëlzenin si roje të Lulzim Bashës. Shkëlzeni po shoqëron këto kohë Lulzim Bashën në çdo lëvizje të tij. Qëllimi është për ta mos e lënë Bashën që të takohet me përfaqësues të SHBA, të cilët mund ta bindin që të tërhiqet nga djegia e mandateve dhe skenari i trazirave. Sot në mëngjes Basha është nisur për në Vjenë, për bindur evropianët se djegia e mandateve dhe dhuna janë rruga e duhur etj. Edhe në këtë vizitë, Lulzim Basha shoqërohet nga Shkëlzen Berisha. Ky i fundit ka për detyrë që të markojë dhe vëzhgojë Bashën, si dhe të raportojë çdo kontakt të dyshimtë të tij. Të gjitha takimet e Bashës me persona të caktuar i raportohen Berishës në kohë reale./Pamfleti

 

Anti-Mafia Dualizmi në PD Lulzim Basha Shkëlzen Berisha