Sali Berisha i druhet një puçi me reformën zgjedhore. Komisioni drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri dhe foltoristët nuk ja u kanë besën. Për këtë arsye anëtarët e këtij komisioni që janë me Berishën kanë dhënë sinjale se mund të pengojnë procesin.
Në të dy komisionet e posaçme, komisioni për reformën territoriale dhe atë të reformës zgjedhore e drejta e vetos i takon Enkelejd Alibeajt dhe deputeteve që e mbështesin dhe nxitur nga kjo situatë, Oerd Bylykbashi ka denoncuar skenarin për një pazar ku shtohen disa bashki por nga ana tjetër miratohet një sistem zgjedhor që i krijon kushtet për një mandat tjetër të Edi Ramës në krye të vendit
Bylykbashi, u shpreh se ekziston rreziku i një marrëveshjeje mes mazhorancës socialiste dhe Enkelejd Alibeajt për të miratuar një sistem zgjedhor me prim, që do të favorizonte marrjen e një tjetër mandati nga PS .
“Ajo që duket vazhdimisht që përbën një rrezik, është një marrëveshje për ti dhënë Edi Ramës primin, pra një numër mandatesh pa vota. Kjo vetëm e vetëm që Edi Rama të garantojë më pas një mekanizëm më të thjeshtë për të mbijetuar politikisht persona të caktuar. Më jep 2-3 bashki në hartë që të duket sikur unë kam propozuar dhe kam arritur diçka të rëndësishme; dhe për këtë më garanto edhe një sistem mbijetese, por unë do të të jap mundësi të qeverisësh gjatë nëpërmjet primit të mazhorancës; ky do të ishte një pazar i shëmtuar. Sistemi me prim parashikon qe partia e cila del e para ne zgjedhje merr automatikisht një numër te caktuar deputetesh plus, e nëse mbajmë parasysh se partia socialiste ka dale force e pare prej vitit 97 ne çdo pale zgjedhje sistemi me prim e favorizon atë”, tha ai.
Sipas Bylykbashit, sistemi zgjedhor duhet të ndryshohet por me konsensus duhet gjetur sistemi që garanton përfaqësimin më të drejtë për qytetarët.
“Për këtë arsye nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi i bën apel deputeteve qe kur te votojnë ne parlament te kenë parasysh interesin e shoqërisë shqiptare jo te individëve te caktuar. Deputetët do ta kuptojnë qartë që 94 votat për të ndryshuar kushtetutën dhe 84 votat për të ndryshuar kodin zgjedhor është mirë ti kontrollojnë me kujdes në mënyrë që Edi Rama të mos bëjë atë që bëri ne vitin 2020. Ky sistem duhet ndryshuar dhe duhet së bashku me konsensus të shohim një sistem i cili na çon në përfaqim, na çon në balanca mes pushteteve dhe nga ana tjetër të ketë efikasitetin e nevojshëm që ne të qeverisim”, përfundoi ai.