Politike16 Maj 2022, 10:48

Duartrokiti "dështimin e guvernatores", Kim injoron totalisht Berishën: Shqipëria model, doli nga shtypja e po kontribuon për botën

Shkruar nga Pamfleti
Duartrokiti "dështimin e guvernatores", Kim injoron totalisht

Foto Ilustruese

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka injoruar totalisht “fitoren” e parakohshme të Sali Berishës, i cili nga Lezha deklaroi se ia doli pavarësisht kundërshtive të “guvernatores së Tiranës”, mafies së Sorosit, opozitës false dhe qeverisë.

Përmes një mesazhi në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, diplomatia e Uashingtonit ka vënë në dukje shkëputjen e Shqipërisë nga e shkuara komuniste, kur tha se “Shqiptarët janë bërë një model se si një vend të dalë nga shtypja”.

Së bashku jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE“- tha Kim, duke vënë në dukje se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë.

Sekretari Pompeo ishte personi që më emëroi dhe ndihmën e nderuar që më emëroi para 2 vitesh si ambasadore. Me rëndësi për ne është, përfshi dhe 30 vitet e fundit ka një bashkëpunim të pathyeshëm, të fortë, pavarësisht se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë, por kjo lidhje vazhdon të jetë e pathyeshme. Gjithçka nisi kur sekretari Beiker tha; liria jep rezultat. Jam e kënaqur që jam këtu me ju dhe përkujtoj këtë ngjarje historike, që vazhdoi kjo lidhje.

Shqiptarët janë bërë një model se si një vend të dalë nga shtypja. Ju vitin e kaluar kujtuat se pritët 1500 afganë, duke i kujtuar besën. Jemi duke punuar për dy projekte energjetike, që do e bëjnë Shqipërisë lojtare kyç. Së bashku jemi duke mbledhur botën për të ndaluar agresionin ndaj Putinit. Së bashku jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne kemi vendosur një prani amerikane këtu. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme. Gjatë 30 viteve të fundit, s’mund të kishim kërkuar një mik dhe një partner më të mirë se sa Shqipëria”- tha ajo.

Kujtojmë se në kuadër të” Javës Amerikane”, në Tiranë ndodhet edhe ish sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Politike Yuri Kim