
Dubai, vendi ku jeton prej 8 vitesh e ka 3 banesa Dorjan Duçka, këshilltari sekser i Edi Ramës dhe oligarkut rus
Dokument/ Gjersa Dorjan Duçka, djali i hallës së Ilir Metës, kryen detyrën Këshilltar për Investimet e Huaja Strategjike, ku bëjnë pjesë dhe koncesioni 35-vjeçar i HEC-Shushica, 1 zonë plazhi në Himarë, 9 zona nafte e gazi në Fier-Vlorë dhe 300 hektarë tokë për ferma bujqësore-blegtorale në Divjakë, që i janë dhënë falas për 99 vite oligarkut rus Oleg Deripaska, mik i afërt i Putinit
Kryeministri Edi Rama, ka filluar të mallkojë veten, që është futur në “ujërat e zeza” të oligarkëve rusë, në pazare e inskenim punësh të pista me Agron Nezën e Saliut, me ish-agjentin e FBI dhe me Dorjan Duçkën e Ilir Metës, duke u skeduar me emër në dosjen e drejtësisë amerikane.
Aq e ka humbur ekuilibrin psikologjik Edi Rama, sa ka mohuar dhe lidhjet personale e zyrtare me Dorjan Duçkën, kur sipas regjistrit të kryeministrisë, vazhdon ta ketë në strukturën e stafit personal zyrtar, me detyrë Këshilltar për Investimet e Huaja dhe Strategjike.
Gjersa Duçka kryen detyrën Këshilltar për Investimet e Huaja dhe Strategjike, këtu bëjnë pjesë dhe koncesioni 35-vjeçar i HEC-Shushica, 9 zona nafte e gazi në Fier-Vlorë dhe 300 hektarë tokë për ferma bujqësore-blegtorale në Divjakë, që i janë dhënë falas për 99 vite oligarkut rus Oleg Deripaska, mik i afërt i Putinit.
E përsëri, Edi Rama mund të thotë, se nuk ka lidhje me Dorjan Duçkën, por është parë që i ka çuar për takime në kryeministri, bosë të mafies meksikane, serbe, italiane, greke, bullgare, Rumune, maqedonase, qipriote, panameze e malteze.
Madje qysh prej vitit 2017, nëpërmjet firmës “ALPHA STRATEGY CONSULTING Sh.p.k”, ministrat i kanë dhënë miliona lekë, në formë honoraresh për konsulenca ligjore lidhur me reformimin e administratës publike, koncesioneve, ankandeve, borxhit të huaj, projekteve të investimeve etj./Pamfleti