alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Përfundimi dihet: përveç sulmeve, Rama e fuqizoi Kurtin, natyrisht pa dashjen e tij, me manovrat e ulëta; nga ana tjetër Albini nuk arriti dot ta ndalë mandatin e tretë të Edi Ramës, edhe sepse si aleat zgjodhi Sali Berishën e Ilir Metën. Sot të dy janë thuajse ‘fit e fit’. I kanë bërë keq njëri-tjetrit, e politikisht e kanë fuqizuar njëri-tjetrin. Kurti ka shumë popullaritet në Kosovë, edhe pse është kundërshtar i Edi Ramës, pasi ky i fundit ka aleat të ngushtë Aleksandër Vuçiçin

Albin Kurti dha një intervistë shteruese në një media të Tiranës, e cila njihet për përkatësinë e saj kundërshtuese të ashpër ndaj Edi Ramës, por edhe për afërsinë ndaj Sali Berishës. Por që në një farë mënyre ka pasur raporte me Albin Kurtin, sidomos nga Andi Bejtja, drejtor i Syri TV dhe një gazetar e intelektual i njohur në Tiranë.


-Lexo edhe:

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Britania paralajmëron të tjerë emra “non grata”: Nuk do ketë më politikanë të paprekshëm

Ajo që mund të thuhet pas kësaj interviste, për të cilën ja vlen të bëhet një analizë është se, Albin Kurti ka treguar të gjitha momentet që e ndajnë nga Edi Rama, por nga ana tjetër ka refuzuar që ta konsiderojë kryeministrin e Shqipërisë një kundërshtar të Kosovës, e aq më pak tradhëtar, siç e quajnë disa nga militantët apo ithtarët e Vetëvendosjes në Kosovë.

E ky hap nuk është aspak i vogël, madje është shumë më i avancuar se qasja e Edi Ramës, pasi kryeministri i Shqipërisë, jo vetëm që nuk e ka bërë, por ithtarët e tij, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, e sulmojnë Albin Kurtin si “njeri të Serbisë”, duke përdorur deklaratat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Megjithatë çështja duhet të shtrohet në gjenezë të konfliktit mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilët kanë qenë miq të afërt. Madje Rama, në vizitën e parë në Kosovë pasi u zgjodh kryeministër e quajti Albin Kurtin një “pasuri të madhe kombëtare”.

E vërteta është se ndërsa Edi Rama realisht e ka pasur Kurtin një lloj aleati, madje të ngushtë, kur ishte në opozitë; kur erdhi në pushtet u largua gjithnjë e më shumë prej tij. E këtë e bëri vetëm për të ndihmuar Hashim Thaçin, i cili nuk do të jetë asnjëherë parti e parë e Kosovës, madje as e dytë nuk bëhet dot, si pasojë e Vetëvendosjes, e cila prej vitesh tashmë forcë e parë.

Hashim Thaçi, në shkurtin e vitit 2016 u zgjodh President i Kosovës, në një proces të egër konfrontimi dhe kundërshtie. Madje edhe për procedurën e zgjedhjes. Thaçi u betua se do të largohej nga politika aktive, por që në fakt për asnjë çast nuk i la hilet dhe intrigat e tij.

Që t’i kthehemi pakëz historisë: Në vitin 2015 Albin Kurti jep dorëheqjen nga kryetari i lëvizjes Vetëvendosje dhe zgjidhet Visar Ymeri si kryetar i saj. Lëvizja e Kurtit ishte e qartë, një distancim ndaj sulmit të egër ndërkombëtar që merrte lëvizja si pasojë e manovrave reaktive të politikës së Kurtit, por edhe nga fakti që Albini ishte i sëmurë, dhe po merrej me ca çështje të shëndetit të tij.

Visar Ymeri u zgjodh kryetar, ku qëndroi për tre vjet së bashku me Aida Dërgutin, si kryetare e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Grupi kishte në duart e tij të gjithë pushtetin e opozitës reale të Kosovës. Por siç e dimë, kjo opozitë u vyshk, si pasojë e disa lojrave dhe kompromiseve që një pjesë e Vetëvendosjes pati me pushtetin dhe me disa oligarkë rreth tij. Zgjedhja e Hashim Thaçit President jo vetëm shkaktoi traumë në shoqërinë e Kosovës, por edhe brenda opozitës. E këtu kishte dorë, edhe vetë “gjarpri” (pseudonimi i Thaçit në luftë) por edhe Edi Rama që u pozicionua kundër Albin Kurtit.

Në këtë kohë, ndërsa Albin Kurti që kishte udhëhequr lëvizjet reaktive me gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës ishte në paraburgim, nisi një process brenda Vetëvendosjes, ku qartësisht Visar Ymeri, kryetari në detyrë, Dardan Mulliçaj dhe Aida Dërguti, së bashku me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, donin ta rrëzonin Albin Kurtin.

Edi Rama u dha një dorë, duke thirrur në qeverinë e tij të fejuarën e Dardan Mulliçajt, Besa Shahinin, si zv.ministre e Arsimit; Gent Cakën, si zv.ministër i Jashtëm dhe Hajrullah Çekun si zv.ministër i Kulturës. Këtu nisi përplasja e madhe Rama- Kurti, që thellohej e ashpërsohej vazhdimisht.

Në fund të vitit 2018, në protestat e studentëve në Tiranë, Lëvizja Vetëvendosje kishte rolin e saj të rëndësishëm. E pas tyre, pasi arriti t’i shuajë, Edi Rama mori hapin tjetër të madh kundrejt Albin Kurtit: Emëroi Gent Cakën si ministër të Jashtëm duke larguar Ditmir Bushatin dhe Besa Shahinin si ministre e Arsimit.

Albini, me të drejtë e konsideroi si manovër kundër tij. Me një shpejtësi dhe mjeshtri brilante Albin Kurti afroi rreth vetes Ditmir Bushatin, aq sa për një kohë ai u konsiderua si këshilltari kryesor i kreut të Vetëvendosjes për politikën e jashtme. Faktikisht Ditmir Bushati ndikoi dhe punoi për afrimin e madh të Kurtit me Gjermaninë, edhe falë njohjeve të tij që kishte arritur të sigurojë si ministër i jashtëm i Shqipërisë.

Kurti pastaj vijoi edhe më tej, siç e dimë duke ju vënë Edi Ramës përballë për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Ndërkaq, kur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019, e Kurti qëndroi në postin e Kryeministrit gati 100 ditë, një faktor që çoi në rrëzimin e Albinit ishte edhe Edi Rama.

Ndaj më pas Albin Kurti u bë armik i fortë i kryeministrit shqiptar dhe u lineua kundër në zgjedhjet e 21 prillit 2021 ku edhe erdhi të votojë në Shqipëri.

Përfundimi dihet: përveç sulmeve, Rama e fuqizoi Kurtin, natyrisht pa dashjen e tij, me manovrat e ulëta, e Albini nuk arriti dot të ndalë mandatin e tretë të Edi Ramës, edhe sepse si aleat zgjodhi Sali Berishën e Ilir Metën. Sot të dy janë thuajse ‘fit e fit’. I kanë bërë keq njëri-tjetrit, e politikisht e kanë fuqizuar njëri-tjetrin. Kurti ka shumë popullaritet në Kosovë, edhe pse është kundërshtar i Edi Ramës, pasi ky i fundit ka aleat të ngushtë Aleksandër Vuçiçin.

Në këtë rast, me të drejtë Albin Kurti deklaroi në intervistën e tij se nuk ka motiv dhe arsye, por edhe mundësi, që Rama ta rrëzojë atë, siç nuk ka asnjë motiv që Albin Kurti t’i bashkohet betejës së dëshpëruar të Sali Berishës e Ilir Metës, edhe pse qarqet rrotull tij e miklojnë Albinin.

Siç Rama bëri ‘qokë’-n në të gjitha ambjentet e Hashim Thaçit në Kosovë, edhe Albini ja ktheu reston me intervistën te Çim Peka.

Tani gjithçka luhet te e ardhmja! Ballkani i Hapur, duket përditë e më shumë se është një nismë pa të ardhme për sa kohë atje s’është Kosova, madje duket si një nismë kundër Kosovës sa herë që flet Aleksandër Vuçiç. Kryeministri i Kosovës nuk do të marrë pjesë në Ballkanin e Hapur sa kohë që Vuçiç nuk angazhohet për të njohur Kosovën. Po Edi Rama pse ndodhet aty? Sidomos pas qëndrimit të qartë të kancelarti Schols, por edhe reporteres për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon-Taubadel, se Ballkani i Hapur është një nismë “pa parime e pa kritere”. Që në fakt kështu është: “Ballkani i Hapur” duket si oreks, jo si një proces, si një oreks i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit që të bëjnë politikë përtej bllokazhit që kanë nga Perëndimi.

Po ndërsa Vuçiç e ka këtë politikë si pjesë logjike të publikut që e mbështet, Rama e ka kundër. Ndaj, i takon Edi Ramës sot të bëjë jo kthim mbrapsht menjëherë, por detyrimisht të reflektojë, duke u konsultuar me Albin Kurtin, e të tregojë se realisht ai, Albini dhe Dritan Abazoviç mund të jenë liderë të ‘Open Balkan’, por jo me kushtet e Vuçiçit. Natyrisht jo krejt me ato të shqiptarëve, por që Serbia të mos ketë rol udhëheqës. E këtë ta thotë në Samitin e Beogradit…/Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

12/08/2022, 21:00
Kryesore

Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Britania paralajmëron të tjerë emra “non grata”: Nuk do ketë më politikanë të paprekshëm

12/08/2022, 20:41
Kryesore

Tronditet Mali i ZI/ Një person hap zjarr ndaj qytetarëve, 11 të vdekur dhe disa persona të plagosur

12/08/2022, 19:14
Forum

Kjo elitë politike duhet të shkrihet, përfaqëson interesat e kusarëve dhe familjeve të tyre

12/08/2022, 17:12
 Ilir, paske pi i çik, o jetë...!
Editorial

 Ilir, paske pi i çik, o jetë…!

12/08/2022, 14:37
U kapën me kokainë, SPAK shpall moskompetencë për 'Alba exotic Fruits'; çështja në Prokurorinë e Durrësit
Anti-Mafia

SPAK “lan duart” me “Alba Exotic Fruits”, shpall moskopetencë/ 6 ngarkesa me kokainë, por s’ka prova për grup kriminal

12/08/2022, 14:29
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Ndryshojnë çmimet e karburanteve, Bordi ul me nga 2- 7 lekë benzinën, naftën dhe gazin

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburantit; ulet nafta, rritet benzina

“Tenderat po i marrin vëllezërit e deputetëve të PS”, Duma: Akti normativ i bërë me porosi, favorizon 8 kompani

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ia konfiskon pasaportën Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53

Masakra në Mal të Zi/ Qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare, Gjukanoviç shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

12/08/2022, 21:52

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

12/08/2022, 21:46

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

12/08/2022, 21:36

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 8 persona të plagosur (Foto)

12/08/2022, 21:33
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In