Sport12 Shkurt 2022, 20:08

Dueli i titullit mbyllet pa fitues, kampionët e Italisë i shpëton Xheko, Napoli dhe Interi ndajnë pikët (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dueli i titullit mbyllet pa fitues, kampionët e Italisë i shpëton

Dueli i titullit mbyllet pa fitues, kampionët e Italisë i shpëton Xheko, Napoli dhe Interi ndajnë pikët (Video)

Pas humbjes në derbi, Interi lë sërish pikë. Zikaltërit ishin të impenjuar në transfertën ndaj Napolit që vlen shumë në garën për titull, me duelin që u mbyll në barazim 1-1.

Ajo çka u vu re ishte forma e miqve, ku ekipi i Inzagit nuk tregoi shkëlqimin e përhershëm të këtij sezoni, e ndoshta dhe lodhja fizike duket se ka ndikuar shumë.

Gjithsesi, në pjesën e parë ishte një Napoli superior në fushë dhe në minutën e 7, pas një ndërhyrje aspak të zgjuar të De Vrij ndaj Osimhen, Insinje kaloi në avantazh vendasit.

Napoli vijoi të sulmonte në pjesën e parë, teksa Interi ishte në vështirësi, por në fraksionin e dytë, me të rinisur ndeshja, Xheko me eksperiencë vendosi barazpeshën në minutën e 47.

Sfida u bë interesante me zikaltërit që shtuan presionin e në fund gjithsesi nuk pati gola të tjerë, duke mbyllur në një barazim 1-1 duelin e kryesuesve. Ky rezultat i shkon për shtat Milanit që me një fitore ndaj Sampdorias do të marrë kryesimin i vetëm.

Sport Inter Napoli Seria A