Politike24 Mars 2022, 13:32

Duhet ta qepësh! Braçe-Berishës: Vetëm dëme i ke sjellë Shqipërisë, privatizove OSSH-në dhe Albepetrolin

Shkruar nga Pamfleti
Duhet ta qepësh! Braçe-Berishës: Vetëm dëme i ke

Duhet ta qepësh! Braçe-Berishës: Vetëm dëme i ke sjellë Shqipërisë, privatizove OSSH-në dhe Albepetrolin

Deputeti socialist, Erion Braçe i është kundërpërgjigjur Sali Berishës duke thënë se atij sot nuk i takon të flasë.  Sipas deputetit, Berisha gjatë këtyre 30 viteve i ka sjellë Shqipërisë vetëm të këqija dhe ishte ai që vuri taksën e karbonit.

“Kisha fjalë diçka, por kur dëgjoj Berishën me të njëjtin fjalim si 30 vitet e më para, të takon të flasësh, akuzosh edhe dënosh siç bën këtu, po kur ke bërë vetëm keq për 30 vite dhe të mos pendohesh asnjë minutë, duhet ta qepësh, Privatizimi i OSSH goditja më e madhe në energji, shoqëruar me ndryshim të planit të zhvillimit, rritja artificiale e çmimit të energjisë, investime në dëm të qytetarëve dhe rritje të çmimit të energjisë, ndërtimi i një rrjeti menaxhimi të borxheve për të pasuruar mbështetësin tënd politike dhe dot dhe për të favorizuar oligarkët që të financojnë dhe sot prandaj s’ua përmend emrin, të privatizosh naftën dhe gazit, duhet ta qepësh se marrëveshjen e hidrokarbureve në Patos Marinë ke nënshkruat te dhe e ndryshuar vet në dëm të qytetarëve, edhe atë të gazit, në dëm të qytetarëve dhe ta dorovisësh në duar banditëve, të ndryshosh sistemin fiskal në dëm të tatim fitimi që edhe sot nuk paguhet e ke bërë vete, privatizimin e dështuar të Albepetrol dhe morë lesh, more, po te fondacioni asaj si blerje pikturash, të privatizosh ARMO duke e shkatërruar prodhimin e naftës te një bandit që endet rrugëve me parët që bëri këtu, duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë”, tha Braçe.

Politike # Albepetrolin #OSSH Erion Braçe Sali Berisha