Politike12 Gusht 2022, 21:46

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

Shkruar nga Pamfleti
“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti

Deputetja e PD, Oriola Pampuri, ka folur për çështjen e hapjes së dosjeve të sigurimit, për të cilën u shpreh se ka ardhur momenti që të mësojmë të vërtetën.

Në një interviste për Ora News, Pampuri u shpreh se në politikën shqiptare ende ka politikanë që etiketojnë njëri-tjetri spiun. Sipas saj që të zhduket ky fenomen duhet që të hapen dosjet për secilin personazh dhe person publik që është i përfshirë në çdo post publik, duke shtuar se ka ardhur koha të mësojmë të vërtetën.

Sot ende në politikën shqiptare kur ka debate etiketohet njëri apo tjetri spiun. Që të mos etiketohet asnjëri spiun le ti hapim ato dosjet për secilin personazh dhe person publik që është i përfshirë në çdo post publik dhe të kuptojmë të vërtetën. Unë besoj se ka ardhur ai moment që të mësojmë të vërtetën. Unë e kam një kauzë. Shpesh jemi pyetur që përse tani? Ka gjithmonë një moment. Më mirë tani sesa kurrë”, tha Pampuri.

Ajo u shpreh se kjo nisëm është emergjent dhe duhet ndërmarrë menjëherë, pasi duhet kaluar kjo fazë tranzicioni njëherë e përgjithmonë.

Nikolla nga fundi i korrikut thirri Alibeajn për një çështje të Autoritetit të Dosjeve dhe ai nuk shkoi sepse nuk ka të bëjë me individ. Lustracioni, dekomunistizimi, është domosdoshmëri dhe mendoj se të kalojmë këtë tranzicion është emergjente. Le të nisë një rrugëtim deri në zgjidhjen e kësaj kauze. Hapje dosjesh për këdo që do të jetë pjesë e jetës publike, dekomunistizimi”, u shpreh Pampuri

Politike dosjeve hapja Pampuri