Aktualitet29 Gusht 2018, 13:50

Duka i “lëpihet” ciftit të korrupsionit Berisha-Meta, vetëofrohet si kandidaturë e përbashkët për Durrësin

Shkruar nga Pamfleti

Duka i “lëpihet” ciftit të korrupsionit Berisha-Meta, vetëofrohet si kandidaturë e përbashkët për Durrësin

Edhe pse është në krye të futbollit dhe e dominon atë si biznes të familjes prej 16 vjetësh, me një mandat tjetër kjatërvjecar të dalë nga palo-zgjedhjet e 7 shkurtit të këtij viti e i panjohur zyrtarisht nga gjykata, Armand Duka ëstë vënë në lëvizje për të hyrë në politikë dhe për të qenë aktiv në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Natyrisht, në Tiranë janë ndarë pazaret dhe nuk ka mundësi, por informacionet prej disa javësh tregojnë se emri i Dukës është në tavolinën e Lulzim Bashës, si një prej kandidaturave potenciale për Bashkinë e Durrësit.

“Gjushi” i PS-së është “pluhurosur” nga tenderat e dyshimtë, investimet në bizneset personale dhe natyrisht betonizimin e zonës historike, duke qenë një nga simbolet më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri, kështu që të djathtës i duhet të dalë me një kandidaturë që ka të njëjtat “huqe”, por me një mbështetje të gjerë të spektrit opozitar.

Emrin e Dukës në sirtarët e Bashës ka shumë gjasë ta ketë servirur Berisha, pas mbështetjes që kreu i futbollit i ka dhënë kauzës opozitare nëpërmjet vëllait të tij Agron Duka, por edhe me mbështetjen e projekteve të familjes nëpërmjet fondacioneve të Liri Berishës, ndërkohë që në vallen e një kandidimi të mundshëm të Dukës është dhe presidenti e njëherësh kryetari “de fakto” i LSI-së Ilir Meta, i cili do të ndihej i kënaqur me zgjedhjen e një personi konsensual që ka lidhje familjare të forta në Durrës me njerëzit e LSI-së (Lefter Koka me kompani).


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Nëse në Tiranë Edi Rama duket i garantuar si fitues, për shkak të dobnësisë së kundërshtarëve, të djathtët po shpresojnë të vënë në punë bizneset e Dukajve dhe “ustallarët” e LSI-së për të marrë qytetin bregdetar, të dytin më të madh në vend dhe i fuqishëm për nga pozitat dhe qarkullimi i parasë.

Nën rrogoz lëvizjet kanë filluar tashmë dhe loja që po luan Duka duke përdorur futbollin për interesat e politikanëve të zinj, s’është gjë tjetër vecse një qasje për t’i hyrë politikës, me objektivin për të vënë kthetrat e tij të korrupsionit mbi pushtetin lokal dhe Durrësi gjeneron të ardhura të mëdha, ku duan të hanë të gjithë.

A do të realizohet ky skenar? Me futjen e Ilir Metës në valle është plotësisht e mundur. Durrësin e ka mbytur “pluhuri” i korrupsionit dhe në një vend ku vota po bëhet gjithnjë e më shumë objekt pazari (vota shitet e blihet) dalja e Dukës në skenë mund ta fuqizojë skemën e Berishës e Metës për të marrë Durrësin nën kontroll.

Pikërisht nën juridiksionin e kësaj bashkie, shtrihen dhe pronat e grabitura në gjirin e Lalzit, atje ku dyshja e krimit dhe korrupsionit Berisha-Meta kanë bërë batërdinë dhe kanë ngritur kështjellat e luksit  për veten e fëmijët e tyre, një luks i ngritur mbi kurrizin e varfër të shqiptarëve dhe pasurinë kombëtare. /Pamfleti

Kryesore