alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Duka për mandatin e 6-të, synon ta kthejë federatën në Sulltanat

05/01/2022, 7:42
ne Sport
A A

Pas disa javësh do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku natyrisht do të zgjidhet edhe presidenti i ri i federatës për katër vitet në vazhdim.


-Lexo edhe:

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

Në fakt nuk do të jetë i ri, pasi të gjitha gjasat janë që të fitojë sërish Duka, për një mandat të gjashtë, mandat që do ta shndërrojë atë në Sulltan dhe federatën e drejtuar prej tij në Sulltanat. Kritikat ndaj Dukës kanë qenë e mbeten të mëdha, por si asnjë tjetër në rang europian (krahasohet vetëm me presidentin e federatës spanjolle), qëndron prej më shumë se dy dekadash në krye të futbollit shqiptar, duke e shndërruar federatën e topkëmbës në një lloj institucioni “bunker” si të ishte një çiflig personal.

Manovrat e Dukës me kandidatët e si kandidat, janë të njohura prej herës së parë që mori kreun e federatës në vitin 2002, e tani pas 20 vjetësh, me pozita të forcuara, me klane të krijuara dhe me një potencë financiare në duart e tij, në qeverinë e futbollit shqiptar nuk bëhet asnjë lëvizje pa shtypur ai butonin.

Prania në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s e kanë forcuar më tej dhe i kanë dhënë mundësinë të shtijë në dorë edhe mekanizma që më parë nuk i kishte dhe, praktikisht, mbetet kandidati favorit për të fituar, edhe pse futbolli shqiptar nuk mund ta meritojë kurrsesi një president që zgjidhet për herë të gjashtë, tamam si zgjedhjet në kohën e monizmit, kur të gjithë ngrinin dorën “pro” sipas shijes së “komandantit”, pavarësisht se këtu zgjedhjet (si atëherë, në parim) janë të lira e të fshehta.

Abuzimet financiare dhe me projektet e ndryshme

Ky vit duhet të shënojë një kapërcim të madh të futbollit shqiptar. Talente shqiptare që luajnë nëpër ligat e ndryshme europiane ka plot, por pavarësisht politikës së federatës që reklamon se janë ftuar të gjithë e u është dhënë shansi të gjithëve, ka ende punë për të bërë. Në projektet me suportin e UEFA-s ka pasur shumë abuzime.

Pothuajse nuk ka asnjë transparencë sa para vijnë, si hyjnë e ku dalin. Ekskluziviteti i FSHF-së (nënkupto i Dukës) në këtë drejtim është unikal dhe tejet skandaloz, pasi anashkalon hallkat e kontrollit aq të domosdoshëm në një shtet demokratik. Jo vetëm kaq, por projekte të tilla si futbolli i femrave, “Hat Trick”-u etj po shndërrohen në “vrima të zeza”, skema ku ka propogandë por aspak transparencë dhe aspak të fituar nga radhët e klubeve. Një tjetër projekt, ai i “100 fushave”, pavarësisht se disa të tilla janë ndërtuar, nuk ka marrë parasysh kriterin më themelor, atë të nevojës, pasi rezulton që nga ky projekt nuk kanë përfituar disa qytete që e kanë të ngutshme fushën, ndërsa ndonjë klub tjetër që e ka mirë me Dukën ka marrë pa e merituar.

Të gjitha këto janë përmendur shpesh në media. Zgjedhjet po afrohen, por Duka ka kohë që i ka “kopsitur” delegatët, mbështetësit etj, madje (me siguri) i ka gati dhe listat e atyre që do të përbëjnë komitetin. Çdo ditë ai punon për një mandat të gjashtë, pse jo edhe të shtatë e të tetë, për ta lënë FSHF-në në bajraktarizëm dhe shndërruar në një Sulltanat, ku tashmë 20 vjet i mbushi dhe dëshiron të thyejë edhe rekorde europiane e botërore si “bosi” i padiskutueshëm i futbollit shqiptar. Edhe kritikët që deri dje e cilësonin “Enveri i futbollit”, janë kthyer në “memecë”, pasi fuqia e Dukës e kalon edhe futbollin, ajo merr kolorit politik me plane afatgjata./Gazeta Sot

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej
Sport

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

19/05/2022, 0:04
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë
Sport

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

18/05/2022, 23:09
“Entuziast që finalja luhet në Tiranë”, Murinjo kërkon mbështetjen e shqiptarëve: Bëni tifo për ne, kam shumë miq atje
Sport

“Entuziast që finalja luhet në Tiranë”, Murinjo kërkon mbështetjen e shqiptarëve: Bëni tifo për ne, kam shumë miq atje

18/05/2022, 22:03
Arbër Zeneli rinovon kontratën me Reims, klubi i elitës franceze zyrtarizon me video sulmuesin shqiptar
Sport

Arbër Zeneli rinovon kontratën me Reims, klubi i elitës franceze zyrtarizon me video sulmuesin shqiptar

18/05/2022, 21:23
Fillimi i një historie që përfundoi me tërheqjen nga futbolli, Aguerro tregon ankthin dhe detajet e panjohura të aritmisë
Sport

Fillimi i një historie që përfundoi me tërheqjen nga futbolli, Aguerro tregon ankthin dhe detajet e panjohura të aritmisë

18/05/2022, 20:56
Të paprekshmit e Espanjolit, po Keidi Bare? Zbulohet plani i ekipit katalanas për sezonin e ardhshëm në La Liga
Sport

Të paprekshmit e Espanjolit, po Keidi Bare? Zbulohet plani i ekipit katalanas për sezonin e ardhshëm në La Liga

18/05/2022, 20:34
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Në tre vitet në vijim skema e pensioneve do të zgjerohet me 48 mijë pensionistë, duhen 100 mln euro shtesë

Në tre vitet në vijim skema e pensioneve do të zgjerohet me 48 mijë pensionistë, duhen 100 mln euro shtesë

Zbardhen pazaret për Kushtetuesen, si Meta vendosi njeriun e tij të parin në listë me ndihmën e Xhaferllarit dhe Ballancës

Lajmi i Dites

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07

Lajmet e fundit

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

19/05/2022, 0:04
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

18/05/2022, 23:09
Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE, preket edhe Shqipëria

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

18/05/2022, 23:08

Mirë që “ikën”, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si “Mesia”, Kryemadhi…!

18/05/2022, 22:59

SHBA rihap ambasadën në Kiev, Blinken: Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës

18/05/2022, 22:54
Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

18/05/2022, 22:48
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #salianji #presidenti #edirama #kryeminister
  • Deklarata e Ilir Metës për të hedhur në gjyq ‘Kronen Zeitung’ është si premtimi i Sali Berishës për të hedhur në gjyq në Paris Antoni Blinken

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #president #gazeta #austria #saliberisha #edirama #lulzimbasha
  • Ai vendim i qeverisë amerikane shkaktoi natyrisht një shock politik në Shqipëri, e në radhë të parë tek opozita shqiptare, e cila e kishte pasur Sali Berishën lider të saj për 30 vjet.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #nongrada #amerika #politik #spak #korrupsion

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In