
Duke "i rrahur" shpatullat Dritanit, Rama niset me “Ismailin” për në Kiev
Kryeministri Edi Rama krahë për krah me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç, janë nisur ditën e sotme drejt Kievit ku pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama, teksa përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale shihet duke “i rrahur” shpatullat kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, ndërsa ngjisin shkallët e avionit “Ismail” të Air Albania për të udhëtuar drejt Kievit.
“Për në Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”- shkruan Rama krahas postimit.
Vizita e Ramës dhe Abazoviçit vjen pak ditë pas ftesës së udhëheqësit ukrainas, Volodimir Zelensky.