Kronike19 Gusht 2022, 15:02

Dumani i “hapi” derën e burgut; kush është Agim Gjini, i akuzuar për grabitjen e bujshme të biznesmenit

Shkruar nga Pamfleti
Dumani i “hapi” derën e burgut; kush është Agim

Ditën e sotme në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” u arrestua në Durrës një tjetër “ushtar” i Nuredin Dumanit.

Në prangat e policisë ra Agim Gjini, që ishte në kërkim prej disa muajsh, që kur Dumani, i penduari i drejtësisë vendosi që të fliste me emra duke treguar një pjesë të ngjarjeve kriminale ku kishte marrë pjesë.

Agim Gjini nga dëshmitë rezulton bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për grabitjet me armë në Shijak.

Dumani tregoi se në një nga episodet Dorjan Shkoza u kishte dhënë informacion se një person, i identifikuar si Astrit Ademi, mbante shumë para në një çantë gri. Dumani tha se së bashku me Talo Çelën, Agim Gjinin dhe një tjetër person kanë thyer xhamin e makinës, kanë marrë rreth 20 mijë euro dhe janë larguar.

Vjedhjen e shumave të mëdha e konfirmoi edhe policia asokohe.

“Nga hetimi rezulton se më datë 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Vorë në pikën e grumbullimit të mjeteve të dala jashtë përdorimit në pronësi të shtetasit Gëzim Mamiu, tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë vjedhur shtetasit Astrit Ademi që kishte shkuar si klient  me mjetin e tij të markës AA887CL, shumën prej 7000 euro dhe një aparat celular të markës samsung me dy karta që i kanë gjetur në xhep si dhe shumën prej 9000 euro, 760.000lek që i kanë marrë në bagazhin e mjetit”.

 Grabitja me armë në vitin 2013

 “Grabitja e radhës ishte po në Shijak dhe informacionin për personin e kishte shtetasi Dorjan Shkoza. Ngjarja ka ndodhur po në vitin 2013. Personi që kishte servisin ishte nga Shijaku dhe kishte një benz C Class, ngjyrë gri, i vitit 2005 dhe jepte lekë me fajde. Dori e kishte informacionin se personi mbante lekë me vete në një çantë gri/valixhe. Emrin këtij personi nuk ia mbaj mend. Në këtë grabitje kam qenë unë Talo Çela, Agim Gjini i cili ishte topall nga Durrësi dhe personi me pseudonimin “………….”.

Gimi ka qenë shofer me një Benz 2500 i vjedhur, ngjyrë blu, me targa të vjedhura. Makinat e vjedhura në atë kohë i linim tek garazhi i Gim Gjinit. Kanë zbritur Talo Cela me ………….. dhe servisi ndodhej në aksin rrugor Maminas-Vorë, servis kamionash. Kemi shkuar aty dhe kemi parë se kishte shumë njerëz. Talo Çela kishte në dorë automatik, unë s’kisha gjë, ndërsa …………… kishte dhe ai kallashinkov.

Shkova tek makina e personit një C Class dhe theva xhamin e pasagjerit krahu i shoferit dhe kam kontrolluar makinën në brendësi. Kontrollova dhe bagazhin dhe aty gjeta rreth 18-20.000 Euro të cilat ishin të vendosura në gomën rezervë. Morëm lekët dhe ikëm. Kemi shkuar tek garazhi i Gim Gjinit dhe kemi ndarë lekët. Me sa mbaj mend kemi marrë rreth 4500 Euro”, thuhet ndër të tjera në rrëfimin e Nuredin Dumanit para SPAK.

Nga hetimi rezulton se më datë 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Vorë në pikën e grumbullimit të mjeteve të dala jashtë përdorimit në pronësi të shtetasit Gëzim Mamiu, tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë vjedhur shtetasit Astrit Ademi që kishte shkuar si klient  me mjetin e tij të markës AA887CL, shumën prej 7000 euro dhe një aparat celular të markës samsung me dy karta që i kanë gjetur në xhep si dhe shumën prej 9000 euro, 760.000lek që i kanë marrë në bagazhin e mjetit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar brenda kësaj pike, automjeti Mercedez Benz  me i cili është në pronësi të shtetasit Astrit Ademi, banor i Shijakut Durrës.

Nga këqyrja e këtij automjeti është konstatuar i thyer xhami i pasmë i krahut të djathtë. Po nga këqyrja e këtij automjeti janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 9 gjurmë papilare të emërtuara me germat përkatëse si dhe u morën sende për ekzaminime laboratorike. Është përpiluar vendim për kryerjen ekspertimit daktiloskopik vlerësues si dhe është marrë deklarim personit të dëmtuar e shtetasve të tjerë.

Kronike Agim Gjini Nuredin Dumani